Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Belind Këlliçi në Kuvend: Një padrejtësi e madhe u zhbë, Rama në burg, Berisha në Uashington

12:36, 11/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, akuzoi Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama se kanë lobuar për të goditur opozitën dhe për të dëmtuar proceset demokratike në vend. Ai e cilësoi si një “padrejtësi të madhe” situatën që, sipas tij, ka rënduar për vite mbi opozitën dhe politikën shqiptare.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Këlliçi kërkoi gjithashtu sqarime nga Kryetari i Kuvendit lidhur me një kërkesë të pretenduar të SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Deputeti demokrat kritikoi edhe rendin e ditës së seancës plenare, duke pretenduar se mungesa e projektligjeve synonte të shmangte debatin parlamentar mbi protestat dhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Këlliçi: Dhe mbarë popullin shqiptar, një padrejtësi e madhe e lobuar nga Partia Socialiste, nga Edi Rama, miku i McGonigalit, miku i RonYeffet, nga Edi Rama i cili nuk ka lënë mekanizëm para dhe lobim përmes George Sorosit për të goditur dhe zhbërë opozitën në Shqipëri. Aktakuza më e madhe sot për Partinë Socialiste është heshtja juaj. Duhet të ngriheshit minimalisht në dinjitetin e ligjvënësit dhe të përshëndesnit një vendim që zhbën një njollë të madhe mbi Kuvendin e Shqipërisë, mbi politikën shqiptare, mbi Partinë Demokratike, mbi opozitën.

Sot është PD-ja në opozitë, nesër do jeni ju, zotërinj!

Dhe të jeni të bindur që me dëmet që i keni bërë këtij vendi, pasojat do jenë të jashtëzakonshme. Vetëm ditën e djeshme Taulant Balla, që është këtu, përmendte 'non grata'-n, përmendte oqeanin dje.

Përmendte vizitën në Bosnje dje. Që kreu i PD-së nuk kalonte dot oqeanin. Përmendte 'non grata'-n dje. Po sot çfarë komenti ke? Ndërkohë, zoti Kryetar i Kuvendit, dy çështje: E para, dua konfirmim zyrtar nga ana juaj.

A ka ardhur sot kërkesë e dytë nga Prokuroria e Posaçme për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut? Jepini përgjigje qytetarëve shqiptarë. A ka sot një akuzë të re dhe një kërkesë të re për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut? Ndërkohë, si është e mundur që për herë të parë në 36 vite parlamentarizëm keni sjellë një rend dite me gjashtë interpelanca?

Keni hequr çdo projektligj. Pse? Keni hequr mundësinë deputetëve për të folur për atë protestë që është e paprecedentë. Ka 11 ditë që janë me dhjetëra mijëra të rinj, qytetarë që kanë mbushur sheshin me kërkesa të qarta. Me pesë kërkesa, të cilat nisin me të parën, dorëheqjen e qeverisë, dorëheqjen e kryeministrit. Çfarë ju bëri ju që në seancën e sotme të vini dhe të paraqisni një rend dite pa asnjë projektligj?

Kur para tre javësh kemi qenë në këtë seancë ku është debatuar për orare të gjata që duhet të qëndrojmë, për ligjet që janë rekomandime të BE-së, për procesin e integrimit, për faktin që duhet të kalojmë shumë ligje me procedurë të përshpejtuar dhe sot vini këtu dhe nuk sillni asnjë projektligj.

Pse u bë kjo? Për t'i hequr mundësinë e 10 minutëshit çdo deputeti të Kuvendit për të folur për realitetin që po ndodh sot, jo në këtë sallë të Kuvendit, por në shesh. Në sheshin përpara zyrës së kryeministrit. Me dëmet që i keni bërë në këto 13 vite këtij vendi, jo vetëm opozitës, ta keni të sigurt që shumë shpejt, slogani i ri do të jetë: Rama në burg, Berisha në Uashington. Faleminderit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco