Gazetarja e CNN, Isa Soares, ka ndarë në Instagram një reagim lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se një fushatë e nisur për mbrojtjen e flamingove dhe bregdetit shqiptar, ato janë transformuar në një lëvizje më të gjerë me karakter politik.
Sipas saj, ajo që nisi si një nismë mjedisore për të mbrojtur ekosistemin dhe vijën bregdetare, tashmë është zgjeruar duke marrë formën e një proteste më të gjerë kundër qeverisë.
“Ajo që filloi si një fushatë për të mbrojtur flamingot dhe vijën bregdetare të Shqipërisë, tani është zhvilluar në një lëvizje më të gjerë antiqeveritare”, shkruan në Instagram gazetarja Isa Soares

© SYRI.net