LSI i bën apel Ramës: Distancohu nga dhuna ndaj ‘Koha Jonë’ dhe Nikoll Lesit

LSI i bën apel Ramës: Distancohu nga dhuna ndaj ‘Koha Jonë’ dhe Nikoll Lesit

14:01, 29/08/2017
A+ Aa A-

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë thirrje sot kreut të qeverisë, Edi Ramës, të distancohet nga dhuna nga gazetës Koha Jonë dhe botuesit të saj Nikoll Lesi.

Nënkryetari i LSI, Luan Rama, dha një deklaratë për shtyp sot në të cilën tha: 

"Dua të denoncoj si një akt të papërgjegjshëm dhunën e ushtruar ndaj pronarit dhe gazetarëve të gazetës "Kohës Jona" si shprehje arrogante e pushtetit, e degradimit të këtij pushteti. Sepse arbitrariteti ndaj kujtdo është akt i shëmtuar, ndërsa akti për të goditur lirinë e shprehjes, shtypit, është kriminal, e denjë vetëm për pushtete që e ndërtojnë ekzistencën e tyre mbi dhunën, mashtrimin.

Kjo nuk është hera e parë e sjelljes së kësaj natyre të Policisë së Shtetit, ndaj i bëj thirrje Kryeministrit të distancohet nga ky akt dhe të marrë përgjegjësitë ndërsa prokuroria të angazhohet në mbrojtje të lirisë dhe të drejtës për informim.

Çdo pushtet që ka tentuar të ushtrojë dhunë mbi shtypin dhe fjalën e lirë aq më tepër po të kemi parasysh raportet e pushtetit të dhunës me gazetën Koha Jonë, ndaj e ftoj edhe njëherë Kryeministrin të distancohet e të mbajë qëndrim të prerë ndaj kujtdo që ka ushtruar dhunë dhe arrogancë policore ndaj gazetës "Koha Jonë" dhe botuesit së saj, sepse kjo është dhunë ndaj lirisë së fjalës, shtypit, shprehjes së mendimit, që është dhe në aspektin real një e drejtë fondamentale në një vend demokratik."

LEXO: ÇFARE NDODHI NE GAZETEN KOHA JONE, DJE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco