Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka në një video të publikuar në rrjetet e tij sociale, ka reaguar lidhur me protestat e vazhdueshme të qytetarëve kundër qeverisë
Vëmendja është përqendruar te pjesëmarrja e fëmijëve, ku në pamjet e shpërndara shihen disa fëmijë që marrin pjesë në protestë dhe dëgjohen duke thirrur “Rama ik”, si shprehje e pakënaqësisë qytetare që po përcillet edhe te brezat më të rinj.
Në reagimin e tij, Noka është shprehur se: “Këtyre engjëjve u dalin fjalët nga shpirti. Vendimet korruptive të kësaj qeverie do të rëndojnë mbi shpatullat e brezave që vijnë.”
Postimi:
© SYRI.net