Berisha: Kauza e protestuesve është për shpëtimin e Shqipërisë nga një regjim që po e shkatërron

13:51, 06/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu demokrat tha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale se, “kauza e qytetarëve të ngritur në protestë është për shpëtimin e Shqipërisë nga një regjim që po e shkatërron”.

Ndoc Bushgjoka: Zotni Berisha, po flitet hapur e nën dorë se për protestat kanë dorë greku, Kosova, turku e të tjerë e të tjerë, e tash së fundi ai i Olimpikut na sqaroi se është dora e këmbë iraniane. Dikush tha se janë produkt i majorëve të Zelandës meqë ata në manifestimet e tyre thërrasin fort, si në protestat tona të ditëve të fundit. Presim mendimin tuaj, i nderuar doktor.

Sali Berisha: Vlerësimi im, kjo është një protestë qytetare ndër më të fuqishmet në historinë e një vendi. E thashë dhe një herë, gjethet apo degëzat kurrë nuk mund të errësojnë trungun.

Kauza e këtyre qytetarëve është për shpëtimin e Shqipërisë nga një regjim që po shkatërron, i cili është vlerësuar nga publicistë të mëdhenj europianë, si Pashiqi, si kryeministri më i mirë i Serbisë pas Pashiqit. Domethënë si njeriu që ka mbrojtur, ka shkërmoqur interesat e shqiptarëve në mënyrën më të vendosur dhe ka mbrojtur interesa të tjera.

Ato fobirat e tij, ai vetëm sa nxjerr setapin e etërve të tij për armiqtë e jashtëm. Një herë thotë irani, herë tjetër thotë rus, herë tjetër thotë grek, herë tjetër marrëzira të tilla që s'kanë absolutisht asnjë lidhje me korpusin e fuqishëm të protestës qytetare të shqiptarëve në këtë maj.

Dhe grupi parlamentar do kërkojë mbledhjen urgjente të parlamentit për t'i dhënë përgjigje krizës së thellë në të cilën po rrokulliset vendi. Qytetarët kanë të drejtë, çdo orë, çdo dokument, çdo gjë që doli, u jep të drejtë atyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco