Do t’i mbrojmë me jetën tonë – Revolta e banorëve në Manastir, te plazhi Pasqyra

Do t’i mbrojmë me jetën tonë – Revolta e banorëve në Manastir, te plazhi Pasqyra

13:40, 06/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -
Do t’i mbrojmë me jetën tonë – Revolta e banorëve në Manastir, te plazhi Pasqyra. Prej muajsh, banorët e Manastirit, pranë Plazhit të Pasqyrave në Sarandë, jetojnë nën ankth dhe pasiguri. Familje të tëra, që kanë ndërtuar jetën e tyre në këtë zonë prej më shumë se tre dekadash, janë përballur me lajmin se toka ku ndodhen shtëpitë e tyre është futur me “vijë të kuqe”.

Banorët thonë se askush nuk u ka trokitur në derë për t’u dëgjuar shqetësimet, ndërsa në mënyrë informale janë njoftuar se shtëpitë e tyre do të shemben për t’i hapur vendin ndërtimit të një fshati turistik. Për ta, ky nuk është thjesht një konflikt mbi truallin, por një betejë për dinjitetin, kujtimet dhe mundin e një jete të tërë.

“Ne nuk jemi kundër zhvillimit. Nëse shteti ka një projekt për këtë zonë, jemi të gatshëm të përshtatim edhe shtëpitë tona sipas standardeve dhe projektit të propozuar. Por nuk do të pranojmë kurrë që të dëbohemi nga shtëpitë tona për t’u zëvendësuar nga interesa private apo nga njerëz se janë më të fortë se ne”, shprehen banorët.

Mes emocioneve dhe revoltës, ata dërgojnë një mesazh të qartë për shtetin: shtëpitë e tyre nuk janë thjesht mure e çati, por historia e familjeve që kanë jetuar, punuar dhe sakrifikuar për ato shtëpi për më shumë se 30 vjet.

“Do t’i mbrojmë shtëpitë tona me çdo kusht. Këtu kemi rritur fëmijët tanë, këtu kemi derdhur djersën dhe kursimet e një jete. Nëse duhet, do t’i mbrojmë shtëpitë tona edhe me jetën tonë”, deklarojnë banorët me vendosmëri.

Epidemia e betonit në Manastir

ImageEpidemia e betonit në zonën e Manastirit nisi me projektin e famshëm "Manastiri Resort" të kompanisë Alb Star, projekt të cilin ministrja Mirela Kumbaro e mbronte në Kuvend duke thënë që është vetëm pikë e vogël. Por projekti rrugës u ndryshua nga qeveria duke dyfishuar sipërfaqen e ndërtimit.

Resorti i Manastirit

Tashmë resorti i Manastirit ka shkaktuar një masakër mjedisore për të ndërtuar një përbindësh urban dikimi i të cilit në turizë parashikohet të jetë katastrofik nga ekpertët e fushës.

ImagePak më në jug të Plazhit të Manastirit gjendet një tjetër plazh i kristaltë dhe i shumë lakmuar. Bëhet fjalë për Pasqyrat e famshme, të cilat gjenden poshtë fshatit Manastir, vendi ku edhe ka ndodhur protesta dhe banorët autoktonë janë alarmuar pasi po kutojnë rrezikun se ajo që shitet si zhvillim nga Rilindja, për ta do të thotë rrënim dhe grabitje e pronës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco