“Sistemin që instaloi pas mbylljes së TikTok-ut për të survejuar internetin, Rama po e përdor kundër protestuesve”. Ky ishte nje denoncim tjetër i kreut të PD.
Desada Metani: Doktor, përshëndetje. Keni postuar një video ku Rama pranonte se me anë të DPA-së po përgjonte rrjetet sociale dhe qytetarët. Çfarë domethënë kjo, që jemi në përgjim në këtë kohë protestash?
Sali Berisha: Ju e dëgjuat vetë. Përshëndetje Desada, ju e dëgjuat vetë se si u thotë fermerëve se si arritëm, si u rrit fluksi digjital nëpër Shqipërinë aq e kaq e aq e kaq, çka do të thotë se dihet, se sistemi që instaloi, pas mbylljes së TikTok-ut për të survejuar internetin e të gjithë shqiptarëve, po e përdor gjerësisht kundër protestuesve, kundër fermerëve, por asnjëri nuk duhet të impresionohet. Në mënyrë absolute, ai do marrë vendin që meriton.
© SYRI.net