Referendumi për kreun e PD/ Shkodër, Bajraktari: Proces i qetë, me pjesëmarrje të lartë deri në mbyllje

Referendumi për kreun e PD/ Shkodër, Bajraktari: Proces i qetë, me pjesëmarrje të lartë deri në mbyllje

18:07, 23/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në selinë e Partisë Demokratike në Shkodër po vijon procesi i votimit në kuadër të referendumit për kreun e partisë, ndërsa deri në mbyllje të orarit zyrtar mbeten rreth 20 minuta.

Gazetari Denis Bajraktari raportoi nga terreni se në dy qendrat e votimit të vendosura në selinë e PD-së në Shkodër po vijon fluksi i anëtarëve që paraqiten për të votuar deri në minutat e fundit të procesit.

Në total, në zonën e Shkodrës janë ngritur tre qendra votimi: dy në selinë e partisë dhe një tjetër në zonën e Bërdicës, ku kanë votuar anëtarët e zonës së Nënshkodrës. Ndërkohë, në dy qendrat e selisë kanë votuar anëtarët e qytetit dhe të Mbishkodrës.

Denis Bajraktari: Kur janë në fakt edhe pak minuta për të mbyllur procesin e votimit në selinë e Partisë Demokratike, dega Shkodër, aty ku ndodhen dy qendra votimi, vijojnë që të vijnë përsëri anëtarë, qytetarë për të votuar në këtë seli.

Pra, siç e thashë, ku ndodhen dy qendra votimi, ndërkohë që një e tretë, siç kemi bërë me dije edhe më herët, është e hapur edhe në zonën e Bërdicës, aty ku kanë pasur mundësi të votojnë anëtarët e zonës së Nënshkodrës, ndërkohë që tek këto dy qendra votimi kanë pasur mundësi të votojnë anëtarët e zonës së Mbishkodrës dhe qytetit të Shkodrës.

Procesi, siç kemi bërë me dije edhe më herët, ka qenë i qetë, pa probleme të konstatuara gjatë ditës së sotme, krejtësisht i rregullt, transparent dhe me një pjesëmarrje të lartë, të konsiderueshme të anëtarëve të Partisë Demokratike në Shkodër, të cilët janë paraqitur gjatë ditës së sotme për të votuar, pra për konfirmimin në krye të Partisë Demokratike të zotit Sali Berisha.

Ndërkohë që, siç e thashë, vijon ende procesi i votimit pranë selisë së Partisë Demokratike në Shkodër dhe rreth orës 18:00, siç është planifikuar në të gjitha rrethet, pritet që të mbyllet procesi i votimit dhe të nisë më pas menjëherë procesi i numërimit të votave, ku nga kontaktet që kemi edhe me anëtarë të komisionit bëhet me dije se pritet që të mbërrijë menjëherë edhe kutia e qendrës së votimit në Bërdicë, për të nisur më pas, për të tre qendrat, procesi i numërimit të votave këtu pranë degës, selisë së Partisë Demokratike në Shkodër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco