Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale, ku u bën thirrje mbështetësve të Partia Demokratike të marrin pjesë në referendumin e zhvilluar për rikonfirmimin e Sali Berisha në krye të partisë. Gjokutaj e cilëson këtë proces si “një ditë historike” dhe thekson se pjesëmarrja në votim është vendimtare për të ardhmen politike të vendit.
Postimi i Gjokutajt:
Të nderuar Miq!
Sot është një ditë historike për Partinë Demokratike!
Në një proces referendar Lideri historik i saj Prof. Dr. Sali Berisha pritet të rikonfirmohet në krye të betejës jetike dhe vendimtare për të shpëtuar Shqipërinë nga lukunia kobare në pushtet!
Prandaj është e domosdoshme dhe më e rendesishme dalja dhe ushtrimi i vullnetit të çdo demokrati në këtë referendum sot sesa kritikat dhe pakënaqësitë ndaj pushtetit nesër!
Dalja sot në Referendumin Demokrat na jep shpresë dhe na siguron se Regjimi Rilindist do të bjerë së shpejti!
Sot nuk ka dhe nuk duhet të ketë të kënaqur, të pakënaqur apo të lëkundur përveçse demokratë të vendosur për të shpëtuar Shqipërinë, Familjen, Nderin dhe Dinjitetin e gjithsecilit!
Rroftë shpresa e shqiptarëve, Partia Demokratike!
© SYRI.net