Nesho: Marrëdhëniet e qeverisë Rama me kartelet e drogës rrezikojnë partneritetin strategjik me SHBA

21:17, 21/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në “Çim Peka Live”, ish-ambasadori Agim Nesho u shpreh se raportimet e fundit amerikane mbi Shqipërinë hedhin dritë mbi lidhjet e qeverisë aktuale me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës, duke vendosur në pikëpyetje besueshmërinë e partneritetit strategjik me SHBA-në.

Ai theksoi se administrata amerikane po vëzhgon me ftohtësi dhe skepticizëm veprimet e kryeministrit Edi Rama, ndërsa përpjekjet e tij për të ruajtur një fasadë pro-perëndimore nuk fshehin devijimin e vendit nga rruga demokratike.

Nesho nënvizoi se këto dyshime për lehtësira të ofruara karteleve ndërkombëtare godasin drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të SHBA-së. Ai shtoi se qeveria shqiptare po përballet me një presion të thellë ndërkombëtar, i cili mund të sjellë pasoja serioze për stabilitetin dhe integrimin e vendit.

Pjesë nga deklarata:

Padiskutim, kjo është diçka domethënëse, tepër e rëndësishme, që duhet ta evidentojmë. Të tjerët prisnin më shumë, se pashë edhe diskutime që thoshin pse nuk e goditi direkt Ramën, por dihet që marrëdhëniet diplomatike do të respektojnë edhe procesin e përfaqësimit të shteteve të tyre, sepse ata janë kryesisht për të krijuar marrëdhënie diplomatike e bashkëpunimi me qeverinë aktuale. Ajo që tha ambasadori, katër pikat e tij dhe duke nisur nga pika kryesore, që është çështja e luftës kundër krimit të organizuar, ishte diçka domethënëse që i jep Shqipërisë një optimizëm të ri; dua të them për arsye se dihet që Shqipëria për një kohë të gjatë është kthyer në një narko-shtet, që qeveria dhe regjimi i Ramës e kanë tjetërsuar Shqipërinë nga rruga demokratike e saj. Dhe si i tillë, kjo sigurisht, kjo deklaratë e parë është një shpresë në rritje që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë harruar Shqipërinë. Duhet të themi që vetë opinioni publik duhet të presë, të ketë kohë për të parë reflektimin e politikës amerikane.

Por një gjë duhet thënë: që nga koha që ka ardhur administrata e presidentit Trump, ne shikojmë një ftohtësi të plotë, një mosdakordësi që fillon që nga momenti i zgjedhjeve. Amerika, pavarësisht se ka probleme të tjera, është brenda një lufte të kompeticionit të fuqive të mëdha, ka konflikte të ndryshme në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme; prapë e shikon me skepticizëm se çfarë po ndodh në Shqipëri. Shqipëria është një aleat, një aleat i sigurt i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe ajo sigurisht, edhe për interesat e saj, nuk do që të shkëputet me këto politika autokratike të Edi Ramës, që kanë vetëm një drejtim. Domethënë, duket sikur në makiazh bën orientimin perëndimor, një herë pro Amerikës, një herë pro Evropës, për të fituar kohë, por mënyra e qeverisjes së tij, ajo që i ka bërë vendit tonë duke larguar më shumë se 1 milion shqiptarë, duke i trajtuar pronat e shqiptarëve si pronat e askujt, duke luajtur me to, me financat publike, duke bërë lojëra pushteti dhe blerje influence jashtë shtetit, tregon që ky regjim nuk ka asnjë lidhje me Perëndimin, por ky vazhdon atë rrugën e tij, që ne po e shikojmë nga dita në ditë.

Tani, për ambasadorin, duke e mbyllur, dua të them: katër gjërat ishin shumë të lidhura në dy aspekte. Në radhë të parë, ishte krimi i organizuar, dhe ambasadori nënvizoi faktin e lidhjes së krimit të organizuar me Amerikën Latine. Kur mund të flasin në përgjithësi në çdo vend tjetër të botës, nuk do të specifikonte, sepse Shqipëria është një rast i tillë ku, me fakte, është evidentuar, me emisionet televizive, pranimi i faktit që kryeministri shqiptar ka dhënë liçensa për përfaqësuesit e Sinaloas. Kjo ka prekur direkt dhe prek sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo është thënë në nivelet më të larta të administratës amerikane, që edhe veprimi i kësaj administrate nuk do të kufizohet jo vetëm me aksionin e saj për të dënuar krimin e organizuar në Amerikën Latine, por kudo që shikon një veprimtari të tillë të lidhur me kartelet dhe me krimin e organizuar. Pra, mendohet që fokusimi në pikën e parë, që është krimi i organizuar dhe lidhjet me kartelet, sigurisht është një mundësi për zbërthimin e këtij narko-regjimi të Edi Ramës. Dhe mendohet që do ta ketë shumë të vështirë, pavarësisht se disa senatorë, të cilët në mënyrë tradicionale janë bashkëpunëtorë të Sorosit, përkrahës në fushatat...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco