SYRI TV/ Berisha: Rama s’pranon interpelancat, i tmerruar nga vetja e tij

18:52, 21/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga foltorja e Kuvendit, lideri i opozitës, Sali Berisha, akuzoi Edi Ramën se nuk pranon interpelancat e opozitës, pasi është i tmerruar nga vetja dhe vjedhjet e tij.

Berisha tha se Rama është kreu i sistemit korruptiv dhe për këtë arsye nuk lejon që të hetohen aferat kriminale të tij. Kryedemokrati theksoi se, për të mbrojtur veten dhe Belinda Ballukun, Rama ka bllokuar procesin e integrimit, ndërsa opozita nuk do të pranojë që askush në parlament të qëndrojë mbi Kushtetutë.

Berisha denoncoi gjithashtu fluturimet e luksit të kryeministrit, duke përmendur se udhëtimi i fundit me avion taksi kushtoi 300 mijë euro. Ai shtoi se Balluku ka emëruar njerëzit e saj në ministri, duke forcuar kontrollin e qeverisë mbi institucionet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco