53-vjetori i Revoltës Antikomuniste të Spaçit u kujtua dhe u nderua nga të mbijetuarit e diktaturës komuniste, pjesëmarrës në revoltë. Gjithashtu, të pranishmit nderuan edhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këtë të enjte, të mbijetuarit e diktaturës komuniste, pjesëmarrës të Revoltës Antikomuniste të Spaçit, nderuan 53-vjetorin e revoltës, ku, mes plumbave komuniste, ngritën flamurin kombëtar pa yllin komunist.
Në nderim të kësaj ngjarjeje me përmasa botërore, u nderua edhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e vendit.
Ky aktivitet bashkoi të mbijetuarit e diktaturës komuniste, pjesëtarë të Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë dhe të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar.
© SYRI.net