Nga Pogradeci, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, foli për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Tarran vlerësoi se reforma zgjedhore ka ecur ngadalë, por theksoi se rifillimi i punës së komisionit dhe fokusi te financimi i partive janë hapa të rëndësishëm. Ambasadori i OSBE-së nënvizoi se modeli zgjedhor, numri i deputetëve dhe reforma territoriale janë vendime që u takojnë vetë shqiptarëve.
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, foli nga Pogradeci për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Tarran tha se Komisioni i Posacëm për Reformën Zgjedhore ka punuar shumë ngadalë, ndërsa shtoi se prezenca e OSBE-së në Shqipëri është e angazhuar vazhdimisht me komisionin e posaçëm me rekomandime, që reforma të jetë sa më përfituese për të gjitha partitë.
Në lidhje me diskutimet për uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 100, ambasadori i OSBE-së theksoi se ky është një debat politik i brendshëm.
Tarran u ndal edhe tek reforma territoriale, duke u shprehur se nuk ka ende një vendim për hartën e re administrative dhe se kjo mbetet një çështje në kompetencë të institucioneve shqiptare.
Shefi i prezencës së OSBE-së në Shqipëri pati një koment edhe për kritikat e partive të vogla se reforma zgjedhore favorizon subjektet e mëdha politike.
© SYRI.net