Berisha: Shqiptarët rrokullisen në varfëri, udhëtimi i fundit i Ramës me avion taksi kushtoi 300 mijë euro

15:52, 21/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës Sali Berisha gjatë fjalës në kuvend ka deklaruar “se Shqiptarët rrokullisen në varfëri”.

“Udhëtimi i fundit i Ramës me avion taksi kushtoi 300 mijë euro”. Tha kreu demokrat. 

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë.

Zoti kryetar. Çështja themelore që unë dua të shtroj sot këtu është kushtetuta e vendit dhe kushtetutshmëria e seancës.

Në qoftë se për të tetën apo të dhjetën herë, shkelen në parlament neni 80 i kushtetutës, i cili detyron kryeministrin të paraqitet në interpelancë kur deputetët e kërkojnë për interesat e qytetarëve dhe ai nuk vjen, e vërteta është se parlamenti del jashtë kushteve të rendit kushtetues dhe të respektimit të kushtetutës.

Është bërë si kurrë ndonjëherë në 35 vite.

Kreu i ekzekutivit i tmerruar nga veprat e tij nuk guxon të dalë në këtë platformë para qytetarëve dhe deputetëve, për krimet e rënda, për problemet madhore që mbajnë autorësinë e tij. Ndërkohë shqiptarët rrokullisen çdo muaj dhe më shumë në varfëri.

Ai fluturon në dy vite, 23 milionë euro fluturime, me avion taksi. Tani u rikthye prapë.

Mediat informojnë se në udhëtimin e fundit avioni shkon 300 mijë euro. Parlamenti bllokohet në hetimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco