Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka sulmuar ashpër Tel Avivin, lidhur me imazhet e ndara nga ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, që sipas tij tregojnë trajtimin poshtërues të aktivistëve të ndaluar të flotiljes,
“Ttronditëse dhe të papranueshme", ka shkruar Hoxha në një postim në rrjetin social X.
‘Imazhet e ndara nga Ministri Itamar Ben-Gvir që tregojnë trajtimin poshtërues të aktivistëve të ndaluar të #flotiljes janë tronditëse dhe të papranueshme. Të gjithë personat e ndaluar duhet të trajtohen me dinjitet dhe në respekt të plotë të të drejtave të njeriut, ligjit ndërkombëtar dhe ligjit humanitar”
Kryediplomati Hoxha ka theksuar se të gjithë personat e ndaluar, duhet të trajtohen me dinjitet dhe në respekt të plotë të të drejtave të njeriut, ligjit ndërkombëtar dhe ligjit humanitar.
"Kam udhëzuar Ambasadën tonë në Tel Aviv që të mbetet në kontakt dhe koordinim të ngushtë me autoritetet izraelite në mënyrë që të sigurohet që qytetarëve tanë t'u ofrohet ndihma e duhur konsullore, sipas nevojës dhe në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar", është shprehur Hoxha.
The images shared by Minister Itamar Ben-Gvir showing the humiliating treatment of detained #flotilla activists are shocking and unacceptable.
— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) May 21, 2026
All persons detained must be treated with dignity and in full respect of human rights, international law, and humanitarian law.
I have…

Ben-Gvir ka ndarë një video në llogarinë e tij në rrjetin social amerikan X, që tregon forcat izraelite të sigurisë duke keqtrajtuar aktivistët në portin Ashdod, ku ata po mbahen, video e cila ka shkaktuar reagime të shumta.
Trajtimi çnjerëzor i aktivistëve të Flotiljes Globale Sumud, të cilët u ndaluan nga Izraeli në ujërat ndërkombëtare, ka shkaktuar reagime nga vende të shumta, përfshirë shumë vende anëtare të Bashkimit Evropian (BE).
Në mesin e aktivistëve të ndaluar është edhe një aktivist shqiptar.
© SYRI.net