Kryebashkiaku Melyshi në Komision: Mirdita duhet të shkojë në kufijtë e saj historikë!

Kryebashkiaku Melyshi në Komision: Mirdita duhet të shkojë në kufijtë e saj historikë!

15:51, 20/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mirdita duhet të shkojë në kufijtë e saj historikë dhe etnografikë.

Kështu i shpreh Kryetari i Bashkisë Mirditë Albert Melyshi në takimin e zhvilluar në Komisionin e Reformës Territoriale ku sot ishte dëgjesa me Kryetarët e Bashkive.

Melyshi tha se kjo është kërkesë e banorëve të atyre zonave që të bashkohen me Mirditën.

Melyshi theksoi se Mirdita me kufijtë e saj etnografik e historikë mund të ketë më shumë se një Bashki.

Ai theksoi se Rubiku mund të ishte bashki në vete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco