Shembja e Teatrit Kombëtarë, Çela: Qytetarët u bënë zëri i rezistencës, artistët heshtën për pushtetin

22:28, 19/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në studion e emisionin ‘ A SHOW’  me Adi Krastën, Kreu i PD, Dega Pogradec, Gent Çela, u shpreh se qytetarët e thjeshtë janë shndërruar në aktorët kryesorë të rezistencës kundër shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, ndërsa një pjesë e elitës artistike ka zgjedhur të qëndrojë spektatore e heshtur.

 Ai kritikoi ashpër ata artistë që i kanë shitur interesat personale për pozicione në administratë, duke cenuar integritetin dhe qëndrueshmërinë e tyre morale. Çela nënvizoi se opozita ka si armë vetëm fjalën dhe denoncimin, duke ekspozuar skandalet e përditshme të fondeve publike që përfundojnë tek oligarkët dhe grupet kriminale.

Ai theksoi rëndësinë e bashkimit të artistëve, shkrimtarëve dhe piktorëve elitarë për të krijuar një zë të fuqishëm në mbrojtje të kauzave qytetare. Çela paralajmëroi se kauza për rindërtimin e Teatrit Kombëtar nuk është mbyllur dhe se qytetarët nuk do ta lejojnë harrimin e trashëgimisë kulturore.

Pjesë nga deklarata:

Qytetarët e thjeshtë, meqë ishim duke folur për teatrin, morën rolin e aktorit kryesor në atë shfaqje, ndërsa aktorët tanë brilantë, që në fakt unë i vlerësoj shumë për çfarë janë, qëndruan si spektatorë të asaj shfaqjeje të shëmtuar dhe të dhunshme që ndodhi me tempullin tonë të kulturës shqiptare, Teatrin Kombëtar. Dhe patjetër që kanë arritur të kuptojnë se qytetarët e thjeshtë, ndoshta jo fort intelektualisht, por domosdoshmërisht elitarë, duhet të kuptojnë një ditë se nëse zgjohemi në mëngjes, jemi patjetër shumica, përballë atyre që për një interes të caktuar, për një punë në ministri, për një drejtori diku, për një fëmijë, për një pozicion në një ambasadë të caktuar – dhe këto nuk janë imagjinare, janë shembuj konkretë – shesin edhe atë për të cilën deri atë ditë ka qenë jeta e tyre, siç ishte skena e Teatrit Kombëtar. Por e theksoj, kjo ndodh në çdo fushë të caktuar.

Një rast po lexoja sot në Londër: është anulluar ndërtimi i një kulle shumëkatëshe për shkak të protestës së Eric Clapton.

Arsyeja e parë dhe më e thjeshtë, ligjësisht e qartë, është fakti që Partia Demokratike dhe zoti Berisha prej katër vjetësh janë në opozitë dhe pa asnjë lloj pushteti. I vetmi pushtet që kanë është fjala: është denoncimi, zbërthimi i të gjitha skandaleve të përditshme që lidhen me miliona euro çdo ditë të buxhetit të vendit dhe që shkojnë në duart e kundërvepruesve të atyre intelektualëve që dolën një ditë pro shembjes së teatrit dhe që janë oligarkë, pjesë e bandave të caktuara kriminale, dhe që janë njerëz nga më ordinerët që vazhdojnë të pasurohen në kurriz të shqiptarëve dhe të kësaj pjese për të cilën ishim duke folur deri tani.

Patjetër që ne do të vazhdojmë të përdorim atë që është e para: fjala, që për ne është e para dhe e fundit, për të denoncuar dhe për të folur në çdo hapësirë të mundshme mediatike, në çdo shesh, kudo ku do të na jepet mundësia. Dhe sigurisht, do të duam dhe jemi duke e bërë një bashkim sa më të madh të artistëve, piktorëve dhe shkrimtarëve, sepse ky vend i ka realisht elitarë që janë të pavarur nga pushteti, kanë mendimin e tyre të lirë dhe nuk mund të pajtohen me çfarë ndodh çdo ditë, por që janë të veçuar, ishuj më vete.

Do të bëjmë maksimumin, të paktën si departament, për t’i bashkuar sa më shumë dhe për të qenë një zë edhe më i fortë në mbështetje të kauzave të përditshme të shqiptarëve, kryesisht të çështjeve të artit, që nuk janë thjesht çështje arti dhe kulture, por çështje identiteti të një vendi.

Atëherë, ku ishte dhe siç ishte, vjen nga një qytet italian ku u shemb një teatër dhe gjithë qyteti u ngrit me parullën “Ku ishte dhe siç ishte”, dhe autoritetet përkatëse nuk bënë dot gjë tjetër veçse e rindërtuan aty ku ishte dhe siç ishte.

Patjetër që ne nuk mund ta lëmë këtë kauzë të shkojë. Fatkeqësisht, një qytet kryeqytet si Tirana, me më shumë se 500–600 mijë banorë, nuk ka sot një teatër kombëtar. Ndërkohë që në qytete të tjera me të njëjtin numër banorësh ka nga 30 deri në 50 teatro. Nuk kemi teatër kukullash, sepse është shembur për të ndërtuar kulla, siç ndodhi me stadiumin Qemal Stafa. Nuk kemi Galeri Kombëtare të mbyllur prej vitesh, dhe aty nuk ndodh më asgjë.

Ashtu sikundër liria ka emër, edhe dinjiteti dhe qëndresa kanë emër. Dua të përmend të paktën disa personalitete që qëndruan deri në fund dhe folën: Maks Velon e ndjerë, Atalanta Paskon e ndjerë, bija e një kolaboracionisti tjetër që ka vuajtur edhe burgun me Mitrush Kutelin, zoti Lubonja, Aurel Plasari, vëllezërit Budina, aleancën për mbrojtjen e teatrit. Dhe mbrëmë kam parë gjithashtu shfaqjen e fundit në Teatrin Kombëtar nga ju dhe më lejoni t’ju falenderoj përzemërsisht për atë monolog brilant, që ishte emocionues dhe përfaqësonte të gjithë këtë çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco