Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me gazetaren Sonila Meço në SYRI TV, komentoi vendimin e sotëm të gjykatës lidhur me çështjen ndaj gjyqtares Irena Gjoka. Sipas tij, hetimi i SPAK ishte skandaloz, i paplotë dhe problematik.
Sipas Gjokutajt, vendimi i sotëm i gjykatës përbënte një ‘skaner’ të materialeve të paraqitura nga SPAK, duke ngritur dyshime serioze mbi vlefshmërinë e tyre procedurale.
Ai ngriti akuza edhe për mënyrën e administrimit të dosjes, duke deklaruar se në dokumentacion ndodhej një procesverbal i pyetjes së Irena Gjokës, i firmosur prej saj si deklaruese, por jo nga oficerët procedues. Sipas avokatit, ky dokument fillimisht nuk ishte përfshirë në materialet e dorëzuara mbrojtjes, por avokatët kishin marrë informacion për ekzuistencën e tij dhe e kishin kërkuar në gjykatë.
‘Ky vendim i sotëm ishte një skaner, që gjykata i kishte bërë atyre letrave, sa të mos mund të quhen akte. Që SPAK-u kishte sjellë si vendim pushimi. Është një proces skandaloz që i takonte një gjyqtareje skandaloze dhe ata shkuan deri në fund. Deri në fund. Domethënë, ata, shiko çfarë kanë bërë Sonila, e kanë regjistruar pa emër dhe në fund pushojnë çështjen me dispozitën që i përket të pandehurit, pa e marrë të pandehur.
Në, në dosje është një procesverbal i pyetjes së Irena Gjokës, e firmosur nga Irena Gjoka si deklaruese dhe nuk është firmosur nga oficerët. Dhe kur na kanë dorëzuar dosjen neve, e kishin hequr këtë. Ne e morëm vesh këtë histori dhe pastaj çojnë mbas tre javësh në gjykatë një letër që na ka shpëtuar, si e si. Pra, i gjithë motoja e këtyre është fshihu, fshihu, fshihu, mbaje, mos e nxirr.
Kjo është e tmerrshme. Dhe, dhe i ka dhënë, kjo gjyqtare i ka dhënë gjashtë muaj kohë. Dhe e fillon, i vë detyra SPAK-ut që të fillojë thotë deri aktet në Greqi dhe gjithë zinxhirin deri, deri në Shqipëri, se çfarë kanë hetuar këta. Kanë hetuar që Irena ka tre mbiemra, që ka nxjerrë tre pashaporta për katër muaj, pa deklaruar që me humbjen e para vjen e dyta, me mbiemra të ndryshëm, me ditëlindje të ndryshme.
Dhe sot, gjykata bëri një përmbledhje, 20 minutëshe. Vendimin do ta marrim shumë shpejt të arsyetuar. Por që, ajo po t'i hysh hollë, hollë, e ka ndihmuar, e ka shpëtuar SPAK-un, nga një theqafje. Sepse ajo dosje është e denjë për t'u marrë në përgjegjësi penale prokurori
Pse vendosëm ne? Shiko, ne mbasi konstatuam sistemin refraktar të gjithë qeverisjes gjyqësorit, me ILD, me Prokurorinë e Përgjithshme, ne e dërguam dy vjetësh. Se vajti Fredi Beleri vendimin e mori për 10 ditë. Po e vërtetë. A ashtu. Sepse dhe vonesa, se këta kohën kërkojnë. A ashtu. Dhe mbasi konstatuam të gjithë këtë, ë, vendosëm dhe u bë kallëzimi. E filloi Adriana si flamurtare që është, edhe e pasoi dhe me kallëzimin e Berishës dhe të Jamarbër Malltezit, që u bashkuan dhe e vërteta është që kallëzimi është një akt procedural. Dhe organi procedues duhet që për sa kohë e ka regjistruar këtë kallëzim, se mund të bëjnë dhe mosfillim ata. Po. Po. Po në momentin që ti e regjistron këtë kallëzim, ti duhet t'i japësh përgjigje po ose jo fije për pe çdo akti.
Këto janë detyruese. Janë detyruese. Janë detyruese sepse, sepse nuk mundet ai të, është si puna e detyrave që vë një gjykatë më e lartë për gjykatën... Kështu që këto janë detyruese, e kupton? Nuk diskutohet kjo kjo punë. Dhe tashmë, tashmë sepse e kuptoni ju se çfarë u krijua një, u krijua një opinion në mjedisin juridik, flas teknikisht, që ne paskemi pas, s'kishim futur kot me Irenën. Do, mund të thoshin dhe ke bërë kallëzim të rremë ju’, tha ndër të tjera avokati Genc Gjokutaj në SYRI TV.
© SYRI.net