'Vendimi për Irena Gjokën nxjerr në pah krizën e drejtësisë', Burimi: SPAK selektiv, nuk është i ndershëm

'Vendimi për Irena Gjokën nxjerr në pah krizën e drejtësisë', Burimi: SPAK selektiv, nuk është i ndershëm

18:44, 19/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Genc Burimi u shpreh në emisionin “Task Force” se vendimi për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha përbën një zhvillim që ngre dyshime serioze mbi mënyrën si funksionon drejtësia në Shqipëri.

Ai u shpreh se ky rasti tregon se SPAK nuk është i ndjeshëm ndaj opinionit publik dhe vepron në mënyrë selektive në çështjet më të rëndësishme politike. Ai iu referua çështjes “McGonigal” si provë të kësaj qasjeje, duke theksuar mungesën e veprimit hetimor në Shqipëri pavarësisht përmendjes së kryeministrit në hetimet amerikane.

Burimi e lidhi çështjen Berisha me një proces të gjerë politik që, synon goditjen e opozitës në një moment elektoral.

Në përfundim, ai tha se situata aktuale tregon një sistem drejtësie me kontradikta të forta dhe me krizë besimi.

Pjesë nga deklarata:

Shiko, the dy gjëra, por unë kam më shumë siguri te gjëja e dytë sesa te e para, që ka hipoteza. Pra the dy gjëra. The e para që drejtësia po kthehet në shina. Këtu unë kam jo dyshimet e mia, por nuk kam siguritë e mia. Siguria e vetme që kam është, dhe njëherë, prova që ky SPAK nuk është i ndjeshëm ndaj opinionit publik. Të dyshuar që e kemi pasur prej kohësh. Unë për mua kam thënë prej vitesh që guri i provës i SPAK-ut qe çështja McGonigal. Në cilin vend të botës ku kryeministri i vendit tënd përmendet 14 herë në drejtësinë më të paepur, më të pakomentueshme në botë, që ishte drejtësia amerikane, dhe ti në Shqipëri nuk e merr asnjëherë në pyetje kryeministrin që i është përmendur emri 14 herë para jurisë popullore amerikane. Ky është momenti ku unë i kam vënë një vizë këtij SPAK-u, në sensin e parë të fjalës. Pra kjo aferë e sotmja, dhe njëherë, e provon që ky SPAK është një instrument politik. Pra ky SPAK luan si me atë lojën e shkopit në rërë, në plazh, që mund të hash rrumbullak e rrumbullak e rrumbullak, po shkopin në mes mos e prek. Ky është SPAK-u dhe këtu s’kam pikë dyshimi.

Tani, tek çështja e rikthimit të drejtësisë në shina, unë nuk do të shkoja aq larg. Ka një hipotezë që, sigurisht, çdo drejtësi me kalimin e kohës ëh, ripastrohet, riciklohet, sepse brenda saj ke dhe elementë që janë pozitivë, që një moment e kuptojnë që asgjë s’mund t’u ndodhë, që nuk janë të shantazhueshëm dhe kryejnë rolin e tyre. Dhe nuk është vetëm kjo aferë e sotmja me zonjën Irena Gjoka, por është edhe afera e vulës së PD-së, apo jo? Se aty pati një drejtësi që pati guximin. Kështu që ëh, nuk do të shkoja deri në atë pikë sa është kthyer drejtësia në shina, sepse dhe njëherë, nesër mund të kemi vendime të tjera që do të na bëjnë prapë analizim. Do të shkoja më tepër drejt një opinioni që unë e kam, e kam më larg ëh. Ku shoh se si sot influencohen drejtësitë e vendeve që janë më të mëdha se Shqipëria në botë. Për mua kjo drejtësi, dhe njëherë sot, për mua, ajo, mos ta mohojmë, merr urdhra edhe nga jashtë. Dhe në këtë rast unë gjej dy hipoteza. Njëkohësisht, ëh, çështja Irena Gjoka, cila është më e rëndësishme? Është çështja Berisha, kjo është.

Është edhe njëherë arrestimi, përçudnimi, torturimi, për të futur mes thonjëzave fjalën, i opozitës më të madhe në Shqipëri, duke i hequr asaj kokën për armën e saj pikërisht në periudhë elektorale. Kjo është çështja, ky është skandali Irena Gjoka, që është gati një skandal i njëjtë me atë të Watergate të Nixon-it në SHBA. Dhe në këtë moment, nëse për arsye kohe pritet që, ndërkohë që po shkohet ndoshta drejt heqjes së një vendimi non-grata ndaj shefit të opozitës.

Janë thashetheme, jam shumë dakord me ty. Por mos harrojmë diçka, që nëse shkohet deri në fund të çështjes së Irena Gjokës, atëherë gjithë procedura bie poshtë. Atëherë kjo do të kontribuonte pikërisht në atë pastrim të non-gratës. Pra për mua, mos kanë… mos të jenë mbrapa kësaj, përveç fasadës, edhe një interes amerikan që të shkojë te kjo gjë. Ndërhyrja e parë. Kjo do të vijë për të dyve. Ndërhyrja e dytë mund të jetë afera me grekët. Mos harrojmë që Greqia sigurisht e ka halë në fyt çështjen Beleri. Po Greqia është shumë pragmatike. U bë çështja Beleri, ok, por Rama s’i thotë: do ma japësh atë zonën e detit? Se kjo është lufta, deti në Greqi nuk harrohet, vizita e fundit që bëri Rama në det. Ndoshta ka ndodhur, ndoshta edhe një lloj presioni i Greqisë ndaj Ramës: do ma japësh atë detin me Hagën, apo i hodha këtë gur dhe do ndërhyj më tepër.

Lexim sistemi, po. Le të marrim dy hipoteza. Hipoteza e parë është, dhe njëherë, një vetëpastrim i drejtësisë, ku ke elementë që janë vërtet të ndershëm, që nuk është vetëm rasti i kësaj gjykatëse apo i të tjerëve. Por ke edhe një hipotezë tjetër, që është kjo hipoteza e ndërhyrjes nga jashtë, që unë e shoh në botë që ekziston, ekziston te vendet më të vogla.

Po, dhe njëherë, prandaj duhet patjetër, dhe Genci e tha. E tha Genci shumë drejtë, që SPAK-u mund të bëjë apelimin. Mua ajo që më habit mua, Genci Gjekutaj, është se si sistemi shqiptar i lejon që ai organ që sapo votoi, pra SPAK-u, është po i njëjti organ sot që merr detyrë shtëpie të riparojë gabimin e tij. Mua kjo më habit. Kjo reformë në drejtësi ka krijuar kaq shumë elementë, ka krijuar kaq shumë rruaza të bardha, që edhe ato siglat që s’i mban mend, KLGJ, KLP, këtë e këtë, atë e atë… ku gjen në gjithë këtë kampionat siglash një tjetër strukturë në sistemin e drejtësisë, që pikërisht të merrte këtë detyrë shtëpie dhe ta anashkalonte SPAK-un që ka humbur në këtë rast çdo lloj besueshmërie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco