Mbledhja e radhĂ«s e KĂ«shillit Bashkiak tĂ« ShkodrĂ«s Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar me debate tĂ« ashpra dhe akuza tĂ« forta nga kĂ«shilltarĂ«t e opozitĂ«s lidhur me tĂ« ashtuquajturĂ«n âPaketa e Maleveâ, e cila sipas tyre po pĂ«rdoret si njĂ« instrument pĂ«r grabitjen dhe tjetĂ«rsimin e pronave nĂ« zonat mĂ« tĂ« lakmuara turistike tĂ« veriut, veçanĂ«risht nĂ« Theth.
Syri Tv
Zona e Thethit, dikur simbol i trashĂ«gimisĂ« natyrore dhe krenarisĂ« alpine shqiptare, prej kohĂ«sh ka nisur tĂ« trajtohet si njĂ« âtortĂ«â politike dhe ekonomike ku secili kĂ«rkon tĂ« marrĂ« pjesĂ«n e vet, nĂ« dĂ«m tĂ« banorĂ«ve autoktonĂ« dhe interesit publik.
KĂ«shilltarĂ«t e djathtĂ« nuk kursyen kritikat ndaj bashkisĂ« dhe qeverisĂ«, duke deklaruar se âPaketa e Maleveâ prek pothuajse tĂ«rĂ«sisht zona tĂ« mbrojtura dhe hap rrugĂ«n pĂ«r konflikte tĂ« reja juridike, abuzime me pronĂ«n dhe favore pĂ«r klientelĂ«n politike.
Sipas tyre, ky ligj Ă«shtĂ« haptazi antikushtetues dhe synon shtetĂ«zimin e heshtur tĂ« tokave, pĂ«r tâua kaluar mĂ« pas individĂ«ve apo grupeve me lidhje tĂ« drejtpĂ«rdrejta me pushtetin vendor dhe qendror.
Opozita ngriti shqetësimin se pas retorikës për zhvillim dhe turizëm, fshihet një skemë e rrezikshme për kontrollin e territorit dhe përjashtimin e banorëve vendas nga e drejta mbi pronën e tyre.
Kujtojmë se rreth 10 muaj më parë, qeveria ndërmori një aksion në Theth, në kulmin e sezonit turistik, duke shembur dhjetëra biznese dhe struktura, dhe duke lënë pas pasoja të rënda ekonomike për familjet që jetojnë nga turizmi.
Sipas opozitës, ajo ndërhyrje dëshmoi qartë standardin e dyfishtë të qeverisë: nga njëra anë goditen banorët e thjeshtë, ndërsa nga ana tjetër përgatitet terreni për interesa të mëdha ekonomike dhe klienteliste në një nga zonat më të bukura dhe më të lakmuara të Shqipërisë.
© SYRI.net