Protesta për Shqipen/ Ambasadori i Shqipërisë në RMV: Studentët nga Tirana udhëtuan për mbështetje...

Protesta për Shqipen/ Ambasadori i Shqipërisë në RMV: Studentët nga Tirana udhëtuan për mbështetje...

12:50, 19/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Mejdani ka reaguar sërish lidhur me protestën e studentëve shqiptarë për Gjuhën Shqipe në Shkup, që u mbajt një ditë më parë.

Protesta u organizua pasi studentët kërkojnë të mbajnë provimin e jurisprudencës në shqip.

Gjithashtu studentë nga Tirana udhëtuan drejt Shkupit për të mbështetur protestën dhe kërkesën e studentëve shqiptarë në RMV, ku disa prej tyre u ndaluan.

Sipas Mejdanit, të rinjtë nuk kërkojnë privilegje, por dinjitet, barazi dhe respekt për të drejtat themelore.

Në një reagim në Facebook, Mejdani thotë se kur studentët ndalohen, ajo prek vetë mirëkuptimin demokratik dhe frymën europiane që synojmë të ndërtojmë si rajon.

Reagimi

Kur studentë ndalohen, vonohen dhe intimidohen teksa udhëtojnë për të shprehur paqësisht solidaritet për një të drejtë gjuhësore, çështja pushon së qeni vetëm procedurale.

Ajo prek vetë mirëkuptimin demokratik dhe frymën europiane që synojmë të ndërtojmë si rajon.

Studentët shqiptarë nga Tirana udhëtuan drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut jo për përplasje, por për solidaritet qytetar dhe për të mbështetur një kërkesë elementare: të drejtën për t’u testuar dhe për të ushtruar profesionin në gjuhën amtare.

Këta të rinj nuk kërkojnë privilegje. Kërkojnë dinjitet, barazi dhe respekt për të drejtat themelore.

Dhe një kërkesë për dinjitet nuk duhet të perceptohet kurrë si kërcënim, sidomos në vende që synojnë t’i bashkohen familjes europiane dhe të ndërtojnë të ardhmen mbi vlerat e demokracisë, barazisë dhe të drejtave themelore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco