Berisha: Pas përfundimit të proceseve në parti, do vazhdojmë serinë e kryengritjeve paqësore

12:38, 19/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se situata ekonomike dhe qeverisja në vend janë në gjendje dramatike, ku qeveria është përfshirë në korrupsion dhe abuzim me fondet publike në projekte infrastrukturore dhe tendera shtetërorë.

Sipas tij, ndërtimi i rrugëve kryhet me kosto shumë herë më të lartë se në vendet e Bashkimit Europian, ndërsa paratë, shpërdorohen nga zyrtarë të lartë dhe struktura të lidhura me qeverinë.

Berisha tha se gjithashtu Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është një model abuziv në menaxhimin e tenderave në fushën e teknologjisë së informacionit.

Ai u shpreh se Partia Demokratike ka një program të plotë për zgjidhjen e problemeve, mbështetur në standarde europiane dhe ndërkombëtare, ndërsa theksoi se pas përfundimit të proceseve të brendshme në parti, opozita do të vijojë aksionin politik me protesta paqësore deri në largimin e qeverisë aktuale.

Deklarata e plotë:

Siç tregon dosja Balluku, famëzeza Balluku, rrugët ndërtohen me çmimin 8 deri në 12 herë më të lartë se në BE.
Paratë vidhen nga ministrat, drejtorët dhe mediat e tyre.
AKSHI shënon modelin më mafioz. Në qoftë se 5D ishte një model i bashkisë, AKSHI është modeli i Lindave dhe Edi Ramës.
AKSHI është model i krijuar me firmën e Edi Ramës sepse në vitin 2017, ai vendosi që të gjithë tenderat në fushën e IT në Shqipëri të centralizohen në duart e Lindave të AKSHI-t dhe Surrelit.
Në një kohë kur praktika kërkon që çdo institucion të ketë të drejtën e mirëmbajtjes dhe përmirësimit të tyre.
Por duhet që paratë të vinin, që ajo të bëhet një sukses i madh, siç thoshte Edi Rama, dhe paratë të përfundonin në Surrel.
Pra, situata është dramatike.
PD ka një program, ka një përgjigje për të gjitha këto probleme.
Programi i saj është programi më i shkëlqyer, i studiuar nga institucione më serioze në Evropë dhe në botë.
Por ky program kërkon angazhimin e shqiptarëve për të larguar këtë të keqe të madhe, për të larguar Edi Ramën.
Ndaj dhe ne, pas përfundimit të proceseve në parti, vazhdojmë serinë e kryengritjeve paqësore gjer në largimin e narkoshtetit të Edi Ramës nga qeveria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco