Arbër Sulaj zgjidhet kreu i degës PD në Selenicë

Arbër Sulaj zgjidhet kreu i degës PD në Selenicë

18:41, 16/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet në Degën e Partisë Demokratike në Selenicë. 

Sipas procesverbalit zyrtar të numërimit, fitues është shpallur Arbër Sulaj, i cili ka marrë 113 vota, kundrejt kandidatit tjetër Shpëtim Ballaj, që ka siguruar 25 vota.

Në total kanë marrë pjesë në votim 138 anëtarë, ndërsa procesi është zhvilluar nga komisioni i numërimit pranë degës së PD-së në Selenicë.

Pas përfundimit të numërimit dhe certifikimit të rezultatit, Arbër Sulaj do të drejtojë tashmë Degën e Partisë Demokratike në Selenicë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco