Duke folur për aferën e portit të Durrësit, Sali Berisha e cilësoi projektin “Durrës Yacht Marina” si një shembull të qartë të korrupsionit dhe përfitimeve të jashtëligjshme.
Ai theksoi se vjedhja e miliarda eurove në këtë zonë është e lidhur drejtpërdrejt me Edi Ramën dhe u shpreh se çështja ka dimension kombëtar, duke nënvizuar se autoritetet si SPAK duhet ta trajtojnë me seriozitet maksimal.
Shyqyri Myrtollari: Doktor, përshëndetje! Në Durrës, ‘Yacht Marina’ po ndërtohet me kosto 450 euro, ndërkohë që Rama e ka caktuar atje çmimin e referencës 2000 euro. I kanë falur portin më të madh në Shqipëri edhe taksat. A duhet SPAK të vërë shiritin tek ‘Durrës Yacht Marina?’
Sali Berisha:
Unë ju falënderoj shumë, Shyqyri. Dhe me këtë rast garantoj shqiptarët që afera e portit të Durrësit është afera korruptive më e madhe e kontinentit.
Dhe është absolutisht e lidhur me një emër që quhet Edi Rama, i cili po ndërton aty Dubai City-n e 1001 netëve.
Gjithçka është e lidhur me vjedhjen e tmerrshme që u bënë miliarda eurove në atë vend.
Të siguroj se, ajo është një çështje kombëtare dhe do të konsideroj me shumë seriozitet sugjerimin tuaj.
Të falënderoj shumë!
© SYRI.net