I pyetur mbi publikimin e dosjeve që lidhen me Lubi Ballukun dhe Agasin, Sali Berisha theksoi se çdo informacion substancial mbi dosjen Balluku ka dalë, por nuk publikohet për shkak të dëshmitarëve të penduar.
Ai sqaroi se respektimi i sekretit të deklaratave të firmosura nga anëtarët e Komisionit të Mandateve është thelbësor për mbrojtjen e Kushtetutës, ligjit dhe funksionimit të shtetit ligjor.
Berisha garantoi për saktësinë e përmbajtjes së dosjes, duke nënvizuar se detyra e opozitës nuk e lejon komprometimin e dëshmitarëve të penduar, edhe pse informacione të rëndësishme janë të njohura për publikun dhe institucionet.
Albanian American: Doktor, pse nuk nxirrni pjesë nga dosja Balluku apo Agasi. Thuhet se në shumë paragrafë del edhe Edi Rama. Fundja, detyra e opozitës është të denoncojë.
Sali Berisha:
Dosjen Agasi nuk e kemi. Për dosjen Balluku, të garantoj se çdo gjë substanciale ka dalë. Për këtë të garantoj 100 përqind.
Por, pse nuk publikohet dosja?
Anëtarët e Komisionit të Mandateve kanë firmosur para prokurorëve një deklaratë në të cilën janë zotuar se do mbajnë sekretin.
Pse e respektojnë?
Sigurisht, duhet respektuar. Aty ka dëshmitarë të penduar dhe ne nuk mund të nxjerrim dëshmitarët e penduar kurrë.
Nxjerrja e dëshmitarit të penduar është një tradhëti ndaj Kushtetutës, ndaj ligjit, ndaj funksionimit të shtetit ligjor.
Unë, besoj dhe ju jeni dakord me mua, kjo dosje për këtë arsye nuk mund të dalë. Ka dëshmitarë të penduar.
© SYRI.net