Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, deklaroi se Edi Rama ndodhet përballë një zgjedhjeje të vështirë politike, të cilën ajo e cilësoi si “momenti i kurbanit”. Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko në edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, u shpreh se kreu i qeverisë duhet të zgjedhë mes zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe procesit të integrimit europian.
Sipas saj, rezoluta nuk njeh arritje të rëndësishme të qeverisë dhe përmban kryesisht përsëritje të detyrimeve ligjore dhe kushtetuese të institucioneve shqiptare, që i ka kërkuar BE-ja për integrimin.
‘Është një proces që e hedh poshtë vetë punën e qeverisë. Pra, ky është paradoksi. Po ta shikoni, sepse kjo rezolutë pra duhet të ishte produkt i raportimit të qeverisë dhe të nja arritje të jashtëzakonshme.
Por në atë tekst nuk përmendet në asnjë rresht raporti i ministres Duka, që mban dhe firmën e Edi Ramës. Pra nuk njeh progres, nuk ka asnjë shkëlqim në atë rezolutë, ka një përsëritje të detyrimeve ligjore, kushtetuese që ka Kuvendi i Shqipërisë dhe secila palë politike.
Është gati gati si një abetare e funksionimit të shtetit në Shqipëri. Tani, këtë abetare, nëse Edi Rama është i paaftë si të thuash, ta zbatojë këtë në elementët më bazikë të tij.
Mendoni se çfarë mund të garancish t'i japë ai Bashkimit Europian më pas për reforma edhe më të thella dhe më të gjithanshme. Kështu që është thjesht një fotografi që BE-ja e shikon vetë.
Pra, ai që e pengon të gjithë procesin është vetë Edi Rama, nuk është opozita ajo që ka bllokuar apo që krijon probleme, sepse nëse Edi Rama do të bënte qoftë edhe një ditë, qoftë edhe për një moment, një sjellje normale, atëherë Shqipëria do të ishte krejt ndryshe.
Por thelbi i situatës ku ndodhemi ne sot, është ky; që Edi Rama ndodhet sot përpara momentit të kurbanit. Ai sot do të duhet të bëjë kurban Belinda Ballukun dhe pushtetin e tij, ose procesin e anëtarësimit në BE.
Kjo është dilema para të cilës ai gjendet. Dhe askush nuk është naiv që të besojë se kjo kalon përmes një rezolute. As edhe një.
Të gjithë presin hapa konkret për heqjen e imunitetit të zonjës Ballukut, për ndryshime thelbësore që do të duhet të bëjë ai, deri në rrëzimin e qeverisë aktuale, sepse me rrëzimin e Ballukut rrëzohet dhe ai vetë dhe kjo është e qartë, dhe për vendosjen e një qeverie kujdestare, që gjërat të fillojnë të ndryshojnë për të shkuar drejt zgjedhjeve të lira dhe të barabarta, siç thotë OSBE/ODIHR. Dhe do të jap dhe dy elemente të tjerë.
Jo rastësisht, ne kemi dy raporte ose dy letra që ngjajnë me njëra-tjetrën.
Përpara disa ditësh, nxori një studim, Qendra për Evropën Lindore në Poloni, dhe sot, një tjetër shkrim që ju e transmetuat pak më përpara nga ish-kandidati për ambasador amerikan në Shqipëri, dhe të cilat po t'i shikosh, ngjajnë me njëra-tjetrën dhe arrijnë në të njëjtin rezultat, që Edi Rama e ka shumë të qartë, që nëse do anëtarësimin në BE, gjërat këtu duhet të ndryshojnë.
Pra, me këtë status quo, ne nuk shkojmë asgjëkund. Dhe se kë do të bëjë kurban ai pastaj, është zgjedhja e tij, por edhe, ëh, këtu luan rolin e vet patjetër dhe opozita që do të vazhdojë të bëjë punën e saj, për të denoncuar gjendjen kritike në të cilën ndodhet Shqipëria, por dhe presioni i partnerëve për të mos lejuar që kjo të kalojë si një normalitet.
Jo vetëm që nuk e ka lëshuar, por Partia Demokratike kontribuoi për të çjerrë maskën e asaj që qeveria përpiqet të shesë në Bruksel. Kjo është kaq e thjeshtë.
Pra çdo lloj pretendimi që Edi Rama ka bërë se integrimi po pengohet nga opozita dhe sjellja e saj, apo siç ua thotë shqiptarëve që fajin e ka opozita sepse shan qeverinë në gjuhën angleze’, u shpreh Ilda Zhulali ndër të tjera në SYRI TV.
© SYRI.net