Kuvendi i Shqipërisë miratoi një rezolutë të përbashkët për integrimin europian, një akt i rrallë konsensusi politik mes mazhorancës dhe opozitës.
Ky bashkëpunim vjen pas një periudhe të gjatë bllokimi dhe tensionesh, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyet e kësaj lëvizjeje të papritur nga ana e Partisë Socialiste.
I ftuar në ‘Syri Digjital’ nën moderimin e Bled Markut në Syri Tv, deputeti i PD, Tritan Shehu tha se pranimi i kërkesave të tyre në rezolutë nuk erdhi si shenjë vullneti të mirë, por si pasojë e një "presioni të madh ndërkombëtar" mbi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij.
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, argumentoi se qeveria u detyrua të pranonte bashkëpunimin për të shmangur goditje të mëtejshme në procesin e integrimit.
Shehu listoi disa faktorë kyç që çuan në këtë situatë: shtyrja e miratimit të raportit për IBAR, ngecja e Shqipërisë në krahasim me Malin e Zi, raporti kritik i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, si dhe raporti final i OSBE/ODIHR që evidentoi "deformime të thella" të procesit zgjedhor.
Sipas tij, këto zhvillime e vendosën kryeministrin në një pozitë ku nuk mund të përballonte më kritikat ndërkombëtare. Rezoluta e miratuar përfshin pika të rëndësishme të kërkuara nga opozita, duke e bërë atë "më realiste dhe ndihmuese" për procesin e integrimit.
Së pari dua të them që miratimi i kësaj rezolute për integrimin europian është një gjë pozitive. Historikisht ne gjithmonë kemi miratuar rezoluta të përbashkëta në parlament në për procesin e integrimit europian në vitet e kaluara. Është një ose dy vite përpara që nuk u arritën do të miratohen për shkak të intransigjencës së fortë që patën, që pati Rilindja dhe që nuk pranoi absolutisht të fuste asnjë nga ato elementët real, të rëndësishëm, që opozita kërkoi të ngrinte. Këtë herë kjo gjë u arrit sepse Rilindja ëh, lejoi dhe bëri të mundur të futen ato probleme që ne kemi ngritur përditë, për moment, duke e bërë më realiste këtë rezolutë dhe më ndihmuese në procesin e integrimit europian, i cili përbën padyshim objektivin kryesor strategjik që nga lindja e Partisë Demokratike dhe në vazhdim, duke hedhur poshtë kështu edhe shpifjet edhe keqdashjet e Ramës, i cili kërkonte të mbushte Bashkimin Europian dhe Brukselin se Partia Demokratike, Berisha po pengojnë integrimin europian, ku është krejt e kundërta e asaj që ai thoshte. Pra, unë mendoj se fakti i miratimit të kësaj rezolute është një gjë pozitive, normale dhe që ëh, dhe që është e dobishme.
Pse Partia Socialiste, tashmë në mënyrë befasishme, pranoi të vendoseshin ato probleme që ne kemi ngritur prej kohësh. Së pari, dua të them se kjo rezolutë u miratua me vonesë. Ka disa muaj që Partia Socialiste, Rilindja, Rama, e kanë bllokuar këtë rezolutë. Sepse pikërisht nuk donin, nuk donin të futeshin ato elementë që të merrshin edhe pastaj dhe konsensusin e opozitës. Ta kalonin vetëm, kishin hezitime, të pranonin konsensusin e opozitës do të thotë të futeshin ato elementë realë që u futën në këtë material, për gjendjen e Shqipërisë dhe për mënyrën e menaxhimit të integrimit europian të Shqipërisë. Rama mori goditje të mëdha në procesin e integrimit si pasojë e keqtrajtimit të procesit të integrimit nga ai dhe si pasojë e keqmenaxhimit dhe keqqeverisjes së vendit në Shqipëri, po nga ai dhe nga Rilindja. Në këto kushte, në këto kushte, Rama kërkoi të shlyejë dhe jo vetëm të shlyejë veten, po, por kërkoi të, që të evitojë atë goditje që po i jep Bashkimi Europian. Sepse tashmë, mbas dy fact-finding mission që erdhën në Tiranë, mbas gjendjes që është zhvilluar, për Brukselin po bëhet çdo ditë më e qartë gjendja antidemokratike, represioni ndaj opozitës, kufizimet që po bëhen opozitës dhe demokracisë në Shqipëri. Prandaj nuk u shty, u shtyrë miratimi i raportit IBAR. Kjo është shumë negative.
Mali i Zi hapi traktatin e aderimit me Islandën, shumë larg nesh. Po. Shqipëria jo. Dhe e treta ishte raporti i këtyre ditëve i komisionit të jashtëm të Parlamentit Europian, sipas një pas një analize shumë të hollësishme që bënë deputetët europianë në Shqipëri, dhe pas një konsultimesh dhe pas di si i dëgjuan me vëmendje të gjitha palët në Shqipëri. Raport i cili realisht është tejet negativ për këtë qeverisje, është tejet negativ për deformimet e demokracisë që janë shkruar, që janë shtuar në Shqipëri, dhe elementë të tjerë. Përveç saj, i shtohet padyshim dhe raporti final i OSBE/ODIHR-it për deformimet e thella të procesit zgjedhor në Shqipëri. Në këto kushte Rama nuk mund të mbante më mbi kurriz presionin që po i bëhej dhe kritikat e mëdha që i bëheshin. Kështu që u detyrua, u detyrua në këto kushte të hapte rrugën e një pjesëmarrje të opozitës në këtë material, në këtë rezolutë. Dhe opozita bëri shumë mirë, Partia Demokratike, e cila u bë pjesë e kësaj rezolute, duke vënë ato elementë të rëndësishëm që ne i kemi konsideruar të rëndësishëm. Kush janë? Ka disa. Shikoni. Ke njëherë, unë mendoj që një nga elementët më të rëndësishëm që është atje, është thënia që Shqipëria duhet të integrohet, duhet të integrohet në Europë në bazë të standardeve të saj dhe realizimit të arritjes së saj në fushën e demokracisë.
© SYRI.net