Një tjetër ‘incident’ i ka ndodhur Ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë.
Gjatë diskutimeve për parlament, në një moment ministri Hoxha është ulur në karrigen e Kryeministrit dhe po fliste nga afër me ministren e Brendshme, Albana Koçiu.
Por i menjërshëm ka qënë reagimi i përfaqësueses së Kuvendit, e cila dallohet që me urgjencë i komunikon Hoxhës se duhet të ngrihet nga vendi i Kryeministrit.
I menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i ministrit Hoxha dhe ministres Koçiu, duke u çuar dhe zhvendosur në karrige të tjera të përfaqësuesve të qeverisë në Kuvend.
© SYRI.net