Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Berisha: Linda Rama dhe Armand Frangu janë bërë famozë në botë! Ulsi Rama e mori Lubinë në Peshkopi se ajo i ka dosjen

12:13, 14/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalen e tij  në Kuvend akuzoi mazhorancën për bllokimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe për pengim të integrimit europian.

Ai përmendi Linda Ramën dhe Armand Frangun , ndërsa tha se qeveria po fsheh raportet e integrimit, nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe po dëmton procesin e Shqipërisë drejt BE-së.

FJALA E BERISHËS:

A jeni ju që nuk lejoni komision hetimor për AKSHI-n, në një kohë kur Lindat janë bërë famoze?

Në një kohë kur Armand Frangu është bërë i njohur në mbarë botën.

Në një kohë kur në ndërmarrjen shtetërore Brukseli kërkon konkurrueshmëri, ju ofroni pengmarrje. Pengmarrje e zyrtarëve tuaj.

Çfarë mund të flisni ju për integrimin?
Prandaj ikën ai, prandaj ia mbath ai.

Ku është Ulsiu që e merr Lubinë në Peshkopi?

E merr se ajo ia ka dosjen Ulsiut.

Ua them unë ju, ia ka krijuar dosjen me Oltion Bistrin.
Ndaj dhe ai lepe peqe i thotë asaj.

Dhe ti që me dhe mua përgjigje frojdiane, unë e kisha politike, jo frojdiane vërejtjen time.

Ku shkoi ajo? Iku, nuk ka gjë.
Pra, ju e keni hipokrizi integrimin.

Raporti thotë se ka sjellë këtu në parlament çdo tre muaj raportin qeveria. Keni parë gjë o deputetë raport ju?
Sepse ky është armik i integrimit, ky që drejton parlamentin.

Se ky ka interesat e pasurisë së tij dhe jo interesat e integrimit të shqiptarëve?
Po ku janë raportet që sipas ligjit duhej të ishin paraqitur në parlament?

Raporti dënon letrën famëzezë dhe aty bëtë mirë që e pranuat aty në rezolutë, dënon letrën famëzezë të Ramës dhe Vuçiçit që kërkojnë integrim jashtë kushteve demokratike.
Ç’po ndodh në Bruksel se ua fshehin?
Që nga fundi i shkurtit gjer sot, raporti për ato që quhen standardet e ndërmjetme, IBAR, ai raport nuk kalon, përkundrazi plotësohet, plotësohet, shtohet.

Unë nuk di se çfarë diskutohet atje, se nuk jemi, por konferenca ndërqeveritare e parashikuar me datën 20 prill, u shty, nuk u bë.
Jo, nuk shkoni sot.
Se ç’ka aty, unë nuk them, nuk mund të flas në emër të IBAR, por di që është diskutuar nja 6-7 herë dhe plotësohet gjithnjë e më shumë.

Di që jeni bërë famozë për moszbatimin... ja urdhëro, ky është armik i integrimit.
Olta Xhaçka ulet këtu, parlamenti e mban në parlament hajduten, grabitësen e pronave.

Raporti thotë duhet të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Kush i shkel ato?

Jeni ju.

Pra, jeni ju pengesa kryesore e shqiptarëve në integrim.
Raporti thotë të anulohen amendimet për ligjin e investimeve strategjike.
Ju vazhdoni me to.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco