Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Bardhi dhe Tabaku me delegacionin e Parlamentit suedez: Zgjedhjet, korrupsioni dhe liria e medias, testi real i integrimit

Bardhi dhe Tabaku me delegacionin e Parlamentit suedez: Zgjedhjet, korrupsioni dhe liria e medias, testi real i integrimit

20:16, 11/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe deputetja demokrate Jorida Tabaku zhvilluan një takim me delegacionin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit suedez, ku në fokus të diskutimeve ishin zgjedhjet, lufta kundër korrupsionit dhe procesi i integrimit europian të Shqipërisë.

Bardhi shkruan në rrjetet sociale se, takimi u zhvillua në një moment të rëndësishëm për rrugën europiane të vendit, ndërsa përfaqësuesit e opozitës theksuan se integrimi në Bashkimin Europian nuk duhet parë vetëm si një proces teknik negociatash.

Bardhi dhe Tabaku nënvizuan se integrimi europian lidhet drejtpërdrejt me funksionimin e demokracisë, balancën mes institucioneve dhe respektimin e standardeve demokratike në vend, duke përfshirë zgjedhjet e lira, luftën ndaj korrupsionit dhe lirinë e medias si elementë kyç të procesit.

‘Zgjedhjet, lufta ndaj korrupsionit dhe integrimi europian ishin në qendër të diskutimit gjatë takimit me delegacionin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit suedez, në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Së bashku me kolegen Jorida Tabaku, theksuam se integrimi europian nuk është thjesht një proces teknik negociatash, por lidhet drejtpërdrejt me funksionimin e demokracisë, balancën mes institucioneve dhe respektimin e standardeve demokratike në vend.

Në diskutim u nënvizua rëndësia e një procesi integrimi transparent dhe gjithëpërfshirës, ku opozita të ketë rol real dhe të mos trajtohet si faktor formal në një proces që lidhet me të ardhmen europiane të vendit’, shkruan Gazment Bardhi në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco