I ftuar në emisionin 'Task Force', ish-deputeti Petrit Vasili foli mbi vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë, ku u shpreh se ky vendim ndryshon rrënjësisht qasjen ligjore mbi masat e sigurisë.
Ai theksoi se barrën e provës për mbajtjen në burg e ka prokuroria dhe jo i pandehuri, duke e cilësuar mbajtjen në fuqi të masës ndaj ish-presidentit Ilir Meta si të papranueshme.
Vasili u shpreh se SPAK gaboi duke pretenduar se mbrojtja nuk kishte paraqitur prova, duke shpërfillur qartë dispozitat e vendimit unifikues. Ai argumentoi se nuk ekziston asnjë rrezik largimi apo shkatërrimi i provave, pasi Meta ka dalë nga funksionet ekzekutive prej më shumë se një dekade.
Sipas tij, insistimi për izolimin e ish-presidentit përbën një persekutim politik dhe një precedent të rrezikshëm për drejtësinë. Vasili përfundoi se zbatimi selektiv i ligjit e shndërron drejtësinë në mafioze, duke cenuar garancitë procedurale që duhet t’u sigurohen të gjithë qytetarëve.
Pjesë nga deklarata:
Shqyrtimi i sotëm linte mbi një edhe mbi një mundësi të re, po them juridike, siç ishte vendimi unifikues. Tani do t'i njohim teleshikuesit çfarë ka ndodhur realisht. Realisht, prokurori ka insistuar e ka thënë, mbrojtja nuk paraqiti prova thotë. Edhe mbrojtja i referua vendimit unifikues të 4 majit dhe nuk ka asnjë gjë që prodhon ky vendim e të tjera e të tjera. Gjykata është në pozicionin e afërmendçit. Vendos çfarë thotë ky. Po çfarë thoshte vendimi unifikues? Sepse duhet ta kuptojnë më në fund shqiptarët se ku është e reja këtu, pse i referohen këtij vendimi unifikues. Vendimi unifikues çfarë thotë? Në pikën e tij thotë: Barra e justifikimit të nevojës për caktimin dhe vijimin, pra ky, mbajtja në burg pa fund, e masës së arrest me burg, i takon prokurorisë.
Po, e vërtetë është. Gjykata ka detyrimin të verifikojë dhe të arsyetojë këtë nevojë në çdo fazë të procedimit. Vendimmarrja e saj, këtu duhet të jemi, këtu të ngrehemi në këmbë ne, këtu na del, nuk mund të kushtëzohet nga paraqitja ose jo e provave pozitive nga i pandehuri. Pra, ka thënë shumë qartë që nuk kam detyrime unë të paraqes prova. Ti që ke marrë një masë absurde sigurie pa asnjë shkak të përligjur dhe vazhdon të insistosh, është ky moment pra për të ndalur e për të bërë hapin prapa, sepse ke vazhduar në mënyrë konseguente në rrugën e një persekutimi politik, jo të një ndjekjeje ligjore ndaj një personi të caktuar. Dhe kjo ishte dhe momenti për ta ripritur kërkesën për këtë gjë, për të thënë, të gjitha afatet e hetimit kanë mbaruar që kur s'mbahet dot.
E ke rrëmbyer zotin Ilir Meta duke u kthyer në Shqipëri, nuk ekzistonte rreziku i largimit. Po. Ka dalë nga zyrat e ekzekutivit, sepse nuk lidhet asgjë me pozicionin e tij si president, prej 12 apo 15 vjetësh. Se cili është rreziku i inkriminimit të provave?
Rrezik të inkriminojnë. Po, po, po nuk kanë çfarë të bëjnë, se ke parasysh që ka dalë nga zyra prej vitesh me radhë. Pra, po kjo prokurori, ky SPAK që nuk është i shqetësuar për ata që kanë hyrë e kanë dalë nëpër zyra, kanë akses edhe shtetëror dhe politik, siç e dini, është i shqetësuar për këto rrethana dhe në këto rrethana duhet patjetër që të mbajë izolimin në burg, që të gjitha të vërtetat të mos kenë të gjithë hapësirën për të dalë. Ndonëse normalisht ato po dalin dhe do dalin, se nuk i ndryn dot. Por, duke u trembur shumë nga fuqia argumentuese, fuqia politike, fuqia shoqërore e Ilir Metës, po, pra, zgjidhja e vetme që kanë gjetur në ekstrem, me çdo kusht duhet të qëndrojë brenda.
Po patjetër, sepse më thoni, ja, unë po e citoj dhe çdo teleshikues ta thotë. Pra, ti e ke barrën që të thuash, janë rënduar këto situata, ka ndodhur kjo gjë e re, kjo gjë tjetër dhe ti vazhdon të mbash.
Absolutisht gjëkundi, sepse e para e punës ka dhe një gjë, që procesi, sikurse e dini, sepse kjo nuk është konsideratë politike dhe ne bashkë nuk po, unë nuk po them asnjë argument politik. Po të ishin argumenta politike do flisja ndryshe.
Personalisht bëj pjesë tek ata njerëz që zbatimin e ligjit, jam fanatik i zbatimit të ligjit pavarësisht kush është subjekti. Edhe kundërshtarët më të politikë që meritojnë neverinë time, bashkë me neverinë meritojnë të kenë një proces të drejtë ditën kur ata përballen me drejtësinë. Pra, unë nuk po flas me ju që të them, që shiko, unë jam i kënaqur që të shkelen ato standarde për dikë tjetër, qoftë dhe ky kundërshtari im politik, por të ketë trajtim selektiv. Them atë që ligji parashikon dhe procedura, që ti e njeh më mirë nga unë, se ç'do të thotë fjala procedurë, garancia më e madhe e integritetit të një procesi gjykimi, që hetimi e të gjitha, pra garancinë e procedurës duhet t'ia garantojmë të gjithëve. Në të kundërt, çdo drejtësi e bërë në mënyrë selektive, çdo drejtësi e bërë me shënjestër politike, është një drejtësi mafioze. Dhe në rastin konkret, e gjithë situata dhe kjo më e fundit që ndodhi me zotin Meta, nuk po, mbase do qëndrojmë më mbrapa, lidhur me transparencën, sepse kërkesa dhe kërkesa e transparencës vetëm pak sekonda, lindi në mënyrë të natyrshme sepse po këta rrodhën lloj-lloj materialesh. Ju e mbani mend në momentin e arrestimit të zotit Meta, lloj-lloj përrallash pa subjekt, të cilat, se sot na rezulton.
Nuk vlen për të gjithë të pandehurit. Dhe e fundit, dhe e fundit fare, ajo për shembull që i vuri vulën, se këto shkojnë së bashku, masa e sigurisë, këto elementë të paragjykimit të plotë, pra, krijimi i klimës që një njeri tashmë është i dënuar pa filluar procesi. Pra, këto janë të gjithë marifetet.
© SYRI.net