Prokurimet Publike janë pjesë e kapitullit të pestë që Shqipëria duhet të mbyllë me komisionit evropian.
Kryeministri Edi Rama bashkë me Drejtoren e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta treguan sot gjatë një takimi se çfarë është duke u bërë në funksion të mbylljes të këtij kapitulli.
Por edhe në këtë takim nuk harroi që të tregojë “Lavdinë” e qeverisjes së tij. Arriti deri aty sa Gjermaninë ta quante të dështuar përpara avancimeve teknologjike shqiptare. Avancime që janë nën hetim nga SPAK, sidomos ato tenderat e AKSHI-t. Vjedhje të frikshme.
Ai e tregoi këtë avancim publikisht edhe duke treguar gishtat e palare e të zhubrosur nga pisllëku. Ndoshta si për të treguar se ai po punon shumë. Lodhet shume dhe nuk ka kohë as të lajë duart. Zhuli ne duart e kreut të qeverisë nuk është për shkaqe te tjera. Vetëm se ai punon shumë dhe s’ka kohë për të larë. Komentet e tjera janë të panevojshme.
© SYRI.net