Kreu i PD, Sali Berisha, në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, deklaroi se kryeministri Edi Rama është “de facto i gjunjëzuar dhe i poshtëruar”, ndërsa shtoi se sipas tij, kreu i qeverisë po përballet me izolim dhe kritika në arenën ndërkombëtare.
Berisha u shpreh se protestat dhe qëndresa e opozitës kanë ndikuar në denoncimin e asaj që ai e quajti “regjim”, duke paralajmëruar se “do të vijë dita kur Rama nuk do të gjejë vrimë miu ku të futet”.
Bashkëbisedimi:
Shqipëria Atdheu Ynë: Mosbindja civile e zgjidh problemin brenda 24 orëve. Nuk do i besosh as vetes, Edi Rama vetëm do fshihet në vrimën e miut. Jep një ultimatum të tipit të Trumpit, e do e shikojmë Edi Ramën të gjunjëzuar.
Sali Berisha: Edi Rama, de facto është i gjunjëzuar dhe i poshtëruar. Ju garantoj për këtë. Edi Rama, që ta dinë shqiptarët, kudo që shkon, tregojnë bërrylin. Kudo që shkon, i kthejnë shpinën. Kudo që shkon, sot ai është bërë gosip-i i Europës.
Lidhjet e tij patologjike me Ballukun qarkullojnë sot kudo. Dosja Balluku është dosje botërore.
Po dhe më tepër, Linda te Rama dhe Linda te AKSHI janë famëzeza sot në Europë dhe në botë. Dhe kjo është meritë e madhe, e jashtëzakonshme e atyre mijëra e mijëra burrave e grave që dalin në shesh për t'i thënë popullit shqiptar se s'pajtohemi kurrë me këtë grup banditësh.
Për t'i thënë Europës dhe botës se, ne s'pajtohemi kurrë me këtë regjim. Dhe në këtë kontekst, ju siguroj se do të jetë jo larg dita, kur ai nuk do gjejë vrimë miu ku të futet. Faleminderit!
© SYRI.net