Protestuesit e diasporës kanë vendosur përpara Kryeministrisë një banderolë të madhe ku renditen gjashtë kërkesat kryesore të lëvizjes protestuese.
Në mesazhin e tyre drejtuar qeverisë dhe faktorëve ndërkombëtarë, ata kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit, hetimin dhe konfiskimin e pasurive të zyrtarëve të korruptuar, si dhe ndryshime të thella politike e institucionale.
Gjashtë kërkesat e paraqitura janë:
Dorëheqje e menjëhershme
Burg dhe konfiskim pasurish
Ndryshim i Kodit Zgjedhor
Qeveri teknike
Fillimi i demokracisë së vërtetë
Monitorim dhe auditim ndërkombëtar
© SYRI.net