‘Uragani’ i qytetarëve vërshon në rrugët e Tiranës, rikthehen nga ‘Unaza’ në qendër: Edi Rama ka mbaru...

23:13, 13/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Marshimi historik rrugëve të Tiranës po vijon me një varg kilometrik qytetarësh që hedhin thirrje, parulla kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama edhe në ditën e 14-të të revoltës.
Pas fjalimeve para kryeministrisë ka nisur marshimi tradicional nga bulevardi tek Bashkia, Kuvendi dhe më tej “Rruga e Elbasanit” dhe më tej “Ali Demi”, “Policia e Shtetit”, zona e “Brrylit”, “Rruga Bardhyl”.

Më tej duke ndjekur itinerarin e “Unazës”, deri te QSUT “Nënë Tereza” protestuesit ndoqën itinerarin drejt “Medresesë” duke pushtuar edhe një tjerë rrugë me tubimin paqësor.

Pastaj u kthyen drejt “Rrugës së Dibrës” për të dalë drejt qendrës së Tiranës me thirrjet “Shqipëria e shqiptarëve”, “Shqipëri etnike”, dhe “Rama jepe dorëheqjen”.

Nga aty kanë dalë te “9-Katëshet” për t’u rikthyer aty ku e nisën, në sheshin “Skënderbej”.

Qytetarë, të rinj dhe përfaqësues të diasporës kanë “pushtuar” plotësisht këtë aks të rëndësishëm rrugor, duke bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve dhe duke e kthyer zonën në një tjetër pikë të revoltës.

Thirrjet kryesore kanë qenë, “Revolucion”, “Shqipëri e re”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “pa rini nuk ka Shqipëri”, “Pelikanin Kaçurrel, do ta sjellim në Kuvend”, “Bojkotoni këta plehra”, “Çohuni nga kafja”, dhe “Këtu vendosim ne”.

Nuk munguan as thirrjet e ndryshme si “Poshtë patronazhistët”, por edhe ato patriotike “Shqipëri etnike”.

Për të 14-tën ditë më radhë mijëra qytetarë u mblodhën sërish në revoltën e tyre kundër qeverisë së Edi Ramës.

Pas fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët vijuan marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, ashtu sikurse edhe e kanë bërë tashmë traditë.

Edhe në këtë ditë të revoltës së tyre nuk munguan mesazhet e forta përmes pankartave. “Kur diktatura është fakt, revolucioni është detyrë!”, “Kur populli flet, revolucioni troket”, “Pa ndryshim të politikës nuk ka të ardhme”, “Kur të hyjë në BE, a do të na ketë mbetur Shqipëria?”, ishin disa nga mesazhet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco