Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre kilometrik në rrugët e Tiranës, ndërsa kanë përsëritur thirrjen: “O Erion o legen, prite Ramën se po vjen”. Marshimi i tyre madhështor është shoqëruar nga thirrja e re “Pelikanin kaçurrel do ta sjellim deri në Surrel”.
Protesta e sotme ka shënuar një tjetër rekord në pjesëmarrje, pasi tubimit i janë bashkuar edhe emigrantët. Kujtojmë që kjo është protesta e 14-të, ndërsa qytetarët i kanë qëndruar bindshëm kërkesave të tyre. Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe anulimi i projektit të Zvërnecit, vijon të jetë në krye të listës së tyre.
Protesta ka bërë bashkë aktivistë, profesionistë, të moshuar, të rinj, fëmijë, studentë dhe emigrantë. Revolta e tyre ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, ndërsa është zhvendosur në çdo vend ku ka shqiptarë. Vetëm ditën e sotme qindra mijëra qytetarë protestuan në Milano, Francë dhe Londër.
© SYRI.net