Ish deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të fundit të Strasburgut, ku ish gjyqtari i shkarkuar nga vetingu, Ervin Metalla fitoi gjyqin atje.
Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se përmes vendimit të dhënë nga Starasburgu në rastin e Metallës, tashmë vetingu ‘varroset’ me regji.
‘Sot përballë pasqyrës së Strasburgut, duket qartë fytyra e keqe e narko-Vetingut rilindas. Ky nuk ishte veting, por thjesht dhe vetëm Rama- veting!’, thuhet në reagimin e Vasilit.
Statusi:
Ish-gjyqtari Ervin Metalla, i cili ishte shkarkuar nga detyra, ka fituar në Strasburg. Mësohet se vendimi për shkarkimin ka qenë jo proporcional dhe në shkelje të nenit 8 të KEDNJ.
Serish Strasburgu diskrediton Vetingun e partisë në pushtet dhe jo tëligjit!
Kurrë s’do te duhej të ndodhte, por ndodhi dhe Vetingu me dy standarde thyen turinjtë në Strasburg.
Vetingu i kryer nga nepotizmi rilindas dhe njerëz pa integritet çoi në asgjësimin e qëllimit, për të cilin u ngrit dhe që Strasburgu i vuri vulën e poshtërimit me vendimet e tij.
Vetingu me dy standarde ishte dimensioni me i pacipë i kësaj farse të quajtur veting ku për të njëjtat shkaqe dikush largohej dhe dikush tjetër që i duhej Ramës mbahej.
Mbyllja e syve përpara qindra milionë euro pasuri të pajustifikuara të gjyqtarëve dhe prokurorëve klientë të qeverisë dhe sjellja si skifterë për ca lekurina të stisura, me qëllimin e vetëm për të përjashtuar nga drejtësia për ca të tjerë, ishte kjo mënyra e funksionimit të vetingut rilindas!
Sot përballë pasqyrës së Strasburgut duket qartë fytyra e keqe e narko-Vetingut rilindas.
Ky nuk ishte veting, por thjesht dhe vetëm Rama- veting!
Janë jo pak gjyqtarë dhe prokurorë që me guxim kane dënuar kriminelët më të rrezikshëm që ky Rama-vetingu i largoi, ndërsa ca deshtakë dhe të korruptuar, që i duheshin Ramës, i mbajti.
Reforma në drejtësi pati kalë beteje Vetingun dhe me zhbërjen e tij del sheshit dhe kthimi i saj përfundimisht në Ramaformë.
Kushdo duartroket për Ramaformeën e groposur në drejtësi, vetëm i shërben asgjësimit të shtetit të së drejtës.
Asgjësimi i reformës dhe mbretërimi i pandëshkueshmërisë për qeveritarët si dhe feste për korrupsionin e pastrimin e parasë këto janë pasojat shkatërrimtare të Ramaformës në drejtësi.
Këtë të vërtetë të madhe tashmë nuk e mbulon dot më askush, as në shqip dhe as në anglisht.
© SYRI.net