Gazetari dhe analisti Genc Burimi, i ftuar në emisionin "Task Force" në SYRI TV me Sonila Meçon, komentoi zhvillimet e fundit në lidhje me situatën politike në Shqipëri dhe protestën qytetare që sot ka hyrë në ditën e saj të 23.
Sipas Burimit, revolucioni qytetar shqiptar po përballet me një moment vendimtar dhe nuk mund të ecë më vetëm mbi mobilizimin popullor në rrugë. Analisti theksoi se ndërkombëtarët nuk funksionojnë mbi perceptime apo akuza politike, por kërkojnë garanci dhe alternativa konkrete për atë që vjen pas.
Sipas tij, megjithëse protesta ka arritur një mobilizim të konsiderueshëm qytetar, ajo nuk mund të mbetet pafundësisht në këtë fazë.
Burimi argumentoi se, pavarësisht refuzimit që një pjesë e protestuesve mund të kenë ndaj klasës tradicionale politike, është e domosdoshme që të krijohet një urë përfaqësimi përballë partnerëve ndërkombëtarë.
Duke iu referuar qëndrimeve të sotme të Francës dhe Gjermanisë, Burimi foli për një zhgënjim të madh të protestuesve shqiptarë. Ai paralajmëroi se pa një platformë të qartë politike dhe pa artikulimin e një alternative qeverisëse, protesta rrezikon të mbetet pa mbështetjen që kërkon nga partnerët perëndimorë.
‘Të komentojmë sot me atë që ndodhi në Elize. Me atë që ndodhi në Ministrinë e Jashtme Gjermane. Sot revolucioni shqiptar është i tradhtuar nga perëndimi.
Pas tre javësh u konstatua se ky revolucion nuk mund të eci me një këmbë. Duhet një këmbë në Shqipëri, rruga demokratike e protestuesve që po bëjnë tre javë, dhe një këmbë jashtë... fatkeqësisht edhe jashtë.
Bota e jashtme, Macroni, Merzi ne këtu në perëndim nuk shkojmë me supozime, nuk shkojmë me hipoteza. Ne duam fakte, parashikim kush e merr mbrapa qeverinë në Shqipëri?
Çfarë do ndodhi? Çfarë qeverie?
Prandaj sot, kjo protestë që ka tre javë qytetare, tre nuk prodhoi gjë, veë se një mobilizim të madh, duhet kaluar në një agjendë politike.
E kuptoj që kjo protestë nuk e do klasën e vjetër politike, por klasa e vjetër politike ta ndihmojë këtë protestë, të përfaqësohet me një zë përpara ndërkombëtarëve, me qeverinë teknike.
Pra të çohet sot Hasimja si negocim i klasës politike me protestën dhe bëjnë një dorë emra. Qeveria teknike të përcaktojë është pro europiane, amerikanët duan fakte. E prandaj të duhet ky Macroni sot, në një deklaratë, sikur në Shqipëri kanë filluar pushimet, të del ministria e jashtme Gjermane, në kohë që Macroni para një viti kur thirri në mesin e protestave të Vuëiëit
Duhet një agjendë politike të protestës, se ndryshe do tradhtoheni, ashtu siç tradhtoi Macroni sot dhe Gjermania sot. Të dy na tradhtuan sot’, tha Genc Burimi në SYRI TV.
© SYRI.net