‘Jam deputet i PD dhe…’/ Kreka: Do rikthejmë votimin në Korçë pasi të azhornohen listat e anëtarësisë

‘Jam deputet i PD dhe…’/ Kreka: Do rikthejmë votimin në Korçë pasi të azhornohen listat e anëtarësisë

17:07, 03/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zgjedhja e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Korçë nuk arriti të përfundojë këtë të diel, pasi procesi u shoqërua me debate dhe mosmarrëveshje për listat e votuesve. 

Sipas një reagimi publik në rrjetin social Facebook, deputeti demokrat, Fidel Kreka, thekson se gjatë votimit u konstatuan mangësi të dukshme në listat e anëtarësisë, çka çoi në ndërprerjen e procesit.

Deputeti kërkoi që kryesia e degës dhe drejtuesit e grupseksioneve të marrin përgjegjësi për përditësimin e listave, në mënyrë që demokratët korçarë të kenë mundësi të rikthehen sa më shpejt në votim për të zgjedhur drejtuesin e tyre. 

Në fund të reagimit, Kreka ka hedhur poshtë zërat dhe spekulimet, duke theksuar se, “Unë jam deputet i PD dhe Sali Berishës dhe i tillë do të mbetem”.

Reagimi i plotë i deputetit Kreka:

Të dashur demokratë.

Sot demokratët korçarë ishin të ftuar të zgjidhnin me votë kryetarin e degës. 

Fatkeqësisht, procesi pati debate dhe mosmarrëveshje dhe nuk arriti të përfundojë, pasi gjatë procesit u konstatua që kishte mangësi të dukshme në listën e anëtarësisë.

Ndaj do të kërkojmë që kryesia e degës dhe kryetarët e grupseksioneve të marrin përgjegjësinë e tyre ndaj PD dhe të azhornojnë listat e anëtarëve, që demokratët korçarë të kenë mundësi sa më parë të drejtohen kutive të votimit për të dhënë verdiktin e tyre për Kryetarin e Degës Korçë.

Dhe një sqarim për të gjithë ata që merren me thashetheme dhe me intriga lart e poshtë, ju them një gjë. Unë jam deputet i PD dhe Sali Berishës dhe i tillë do të mbetem✌🏻

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco