Nga Erges Eskiu/
Burgjet janë institucione të vuajtjes së dënimit dhe objektivi i tyre është rehabilitimi i të dënuarit me qëllim, që ai të kthehet në shërbim të shoqërisë, të mos përsërisë veprën penale që ka kryer dhe të integrohet në shoqëri, në tregun e punës, në mënyrë që të kthehet në kontributor për shoqërinë e jo të mbetet rrezik permanent për të e as të ushqehet me taksat e taksapaguesve sërish në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Por, nëse të dënuarit për vepra të rënda penale, do kenë në burgje, telefona, televizor, ushqime nga jashtë sipas oreksit tyre, do kenë alkool, substanca psikotrope të çfarëdollojshme, për të organizuar festa sipas tekave të tyre, do kenë edhe “partnere qejfi”, për të shuar epshet e tyre, këta njerëz nuk do e kuptojnë kurrë se përse janë “brenda”, nuk do e kuptojnë kurrë rëndësinë e asaj që kanë bërë, nuk kanë për t’u rehabilituar kurrë dhe gjasat janë se kur të dalin nga burgu do bëjnë të njëjtën jetë, që kanë bërë para se të dënoheshin, pra do jenë sërish kontigjent për kryerjen e veprave penale, pra rrezik për shoqërinë!
Ata njerëz thjeshtë do ia bëjnë “hallall” disa vite brenda “katër mureve” dhe kur të dalin, do kenë milionat apo miliardat, që kanë përfituar nga aktivitetet e paligjshme, për sa kohë drejtësia në këtë vend është selektive dhe që vepron sipas urdhrave të narkodiktatorit dhe kur “shteti” trajton në mënyrë ç’njerëzore ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e kuvendit e Republikës së Shqipërisë i cili mbahet në paraburgim pa prova, pa fakte, pa qenë rrezik për shoqërinë e as për t’u larguar nga vendi, i ndalohet komunikimi dhe takimi me familjarët, i ndalohet komunikimi me gazetarët, burgosë njerëzit e thjeshtë për faturë dritash, për riparim çatie, apo për një cigare hashash dhe lejon të harbohen kokat e narkotrafikut apo dënuarit për vrasje, rrëmbim, përdhunim, gjobvënie e të tjera vepra të rënda penale, shoqëria do vazhdojë të vuajë dhe shteti do vazhdojë të shkërmoqet derisa askush, edhe ai më fanatiku i narkodiktatorit, nuk do shoh një vijë ndarëse midis mafias dhe shtetit.
Ps. Nuk ka asnjë shans, që drejtori i burgut të mos jetë në dijeni qoftë dhe për hyrjen në burg të një pakete cigare apo një shishe rakie. Sigurisht që nëse drejtori ka dijeni për gjithçka, ka dijeni edhe ministri i linjës!
© SYRI.net