Rama me McGonigal e Sinaloa nuk e jep dorëheqjen, ndërsa guvernatori meksikan u dorëhoq menjëherë!

Rama me McGonigal e Sinaloa nuk e jep dorëheqjen, ndërsa guvernatori meksikan u dorëhoq menjëherë!

13:33, 03/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Petrit Vasili/

Standarti i turpshëm i Ramës përballë standartit të guvernatorit meksikan.

Guvernatori i shtetit Sinaloas Ruben Rocha Moyas të Meksikës jep dorëheqjen per disa akuza nga SHBA për bashkëpunim me një klan të drogës.

E dha dorëheqjen megjithëse Prokurori i Përgjithshëm i Meksikës konfirmoi se nuk kishte fakte të besueshme kundra tij.

Ndërsa në Shqipëri Kryeministri takon dhe bën afera me Mc Gonigal të provuara e të sterprovuara në Amerikë si dhe përfaqsuesit e Sinaloas i takon në zyrë dhe megjithatë nuk jep dorëheqjen por rri i ngjitur pas karriges.

Kjo tregon se çfarë standarti mizerabel antidemokratik dhe antishtet sundon zyrën e Edi Ramës dhe në radhët e qeverisë së rilindjes.

Edhe Meksika që është një shtet me probleme shumë të mëdha me drogën dhe implikimet e politikës me të ka një standart shumë herë më të lartë se tribuja rilindase në Tiranë.

Në çfarë derexheje e ka katandisur kjo qeveri askush nuk mund ta imagjinonte.

Dhe të mendosh pastaj që ka një batalion analistë që ju bëjnë fresk Rames dhe qeverisë për të lyer me sheqer plerllëkun e kësaj klike pa turp e pa moral.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco