Berisha: Burgjet i administron krimi! Rama e bëri për dy lek drejtorin e burgjeve pse lejoi operimin e Erion Veliajt

13:48, 02/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Berisha, hodhi akuza të forta ndaj qeverisë së Edi Rama lidhur me situatën në burgjet e vendit.

Ai deklaroi se institucionet e vuajtjes së dënimit janë nën ndikimin e krimit dhe se standardet ligjore nuk po respektohen. Berisha ngriti shqetësime edhe për trajtimin e të burgosurve dhe vendimmarrjet, duke përmendur rastin e Erion Veliaj.

Sipas tij, situata tregon probleme serioze në administrimin dhe kontrollin e sistemit penitenciar.

Doktor, përshëndetje, dje doli një video që trafikantët e drogës festonin në qeli nga ku drejtojnë aktivitetin, kurse Ilir Meta keqtrajtohet. A bëhet kjo gjë më urdhër të Ramës?

Fjala e tij:

Meqë jemi këtu, do më falni, vetëm pse është operuar Erion Veliaj, Edi Rama e ka bërë për dy lekë drejtorin e burgjeve, pse e ke lejuar të shkojë të operohet.

Që ta mësojnë.
Unë nuk i dal zot kurrë Erion Veliajt, por çdo të sëmuri i dal zot unë.
Po të jetë i sëmurë, unë i dal zot, kjo nuk ka dyshim.
Ky është një akt i turpshëm.
Kurse natyrisht i administron krimi.
Ai, drejtori i burgjeve, është emëruar nga Ulsiu, me siguri pas shumave marramendëse, jashtë të gjitha kritereve.
Kështu që burgjet janë të gjitha në duart e baronëve të drogës dhe të kockave mafioze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco