Berisha: Mafia e fjalës së lirë kërkon të mbulojë faktin se për Ramën nuk votohet kurrë

13:45, 02/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i PD-së, Sali Berisha, reagoi ndaj kritikave për procesin zgjedhor brenda partisë, duke i cilësuar ato si pjesë të propagandës së Edi Rama dhe, sipas tij, “mafias së fjalës së lirë”.

Ai theksoi se sulmet synojnë të mbulojnë faktin që në Partinë Demokratike votohet nga anëtarësia, ndryshe nga kundërshtarët politikë.

Berisha u shpreh se gara në PD bazohet në parimin “një anëtar, një votë”, duke e konsideruar atë si model demokratik. Sipas tij, këto përpjekje nuk do të ndikojnë në forcën dhe qëndrueshmërinë e opozitës.

Greta Beqiri: Shumë janë të shqetësuar për zgjedhjet e 23 Majit në PD, ndërkohë disa pretendojnë të vijnë në krye të partisë nga hiçi, duke hedhur baltë mbi figurën tuaj.  Si e shihni ju këtë valë sulmesh ndaj figurës tuaj nga individë që nuk kanë as kontribut dhe as histori në PD, dhe mendoni se kjo është një përpjekje e qëllimshme për të dobësuar opozitën. 

Fjala e tij:

Jo, kjo është thjeshtë një përpjekje e turpshme që bëhet nga propaganda e Edi Ramës, nga mafia e fjalës së lirë, për të mbuluar faktin e vetëm se për Edi Ramën, nuk votohet kurrë. 
Kurse për Sali Berishën voton e gjithë anëtarësia e partisë. 
Kjo është një nga gjërat kryesore. Dhe nuk ke parë një emision, të organizojnë këta mafiozë të egër të fjalës së lirë për të mos u vënë edhe disa epitete të tjera, për mungesën totale të votimit në PS, por organizojnë emisione të shqetësuar për PD, ku kryetari zgjidhjet çdo anëtar një votë. Dhe të shqetësuar se nuk hyjnë në parti kandidatët e Edi Ramës, apo të birësuarit e pronarëve të televizioneve. 
Njëherë shkoi e u birësuar me Pëllumb Gjokën dhe Oltion Bistrin. Pastaj e mori një pronar televizioni. Apo të njerëzve që dolën në fushatë haptas kundër partisë, kaluan në parti të tjera dhe shkojnë në studio dhe u vënë pronarët mafiozë të televizioneve u vënë tituj se, janë nënkryetar të këtij forumi apo atij forumi, pa qenë kurrë. 
Turpe. Këta janë vrasës të të vërtetave, faqezi që turpërojnë njeriun, turpërojnë veten e tyre. Shërbëtorë të përulur të Edi Ramës. 
Por asgjë nuk e mposht PD-në. PD do udhëheqë shqiptarët drejt përmbysjes së regjimit të Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco