Berisha u shpreh se Tirana është kthyer në një qendër të mashtrimeve me call center, duke akuzuar për përfshirje dhe mbrojtje në nivele të larta.
Ai deklaroi se pas kësaj veprimtarie qëndrojnë struktura të organizuara që veprojnë me mbështetje shtetërore.
Berisha theksoi se “peshkaqeni i madh” i kësaj skeme është Olsi Rama, të cilin e cilësoi si padrinon e rrjetit të call centerave.
Alba Demneri: Z. Berisha, Tirana është kthyer në kryeqytetin e mashtrimeve me call center, a keni një koment për faktin se, ambasadorët e vendeve të BE-së nuk flasin për këtë çështje?
Fjala e tij:
Alba, ke kapur një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme. Tirana është kthyer në kryeqytetin e vjedhjeve shtetërore të qytetarëve europianë.
Tirana është sot qyteti që vjedh ditë e natë me mbi 200 call centera, pensionistë dhe qytetarë kryesisht të vendeve anëtare të BE-së. Dhe të gjitha këto, janë absolutisht në mbrojtje shtetërore.
Shefat e policisë kanë rroga 5 gjer në 20 mijë euro në muaj nga grupet e call centerave.
Peshkaqeni i madh i call centerave Olsi Rama është padrinoja i tyre. Vjedhjet në këto çall centerave shkojë deri në 30 mln në call center dhe autoritetet shqiptare absolutisht nuk kapin asnjë, po qe se nuk vijnë autoritetet e vendeve të vjedhura nga Shqipëria, Franca, Gjermani, Zvicra, Italia, Austria e me radhë.
Kjo është një veprimtari kriminale shtetërore, mbasi zhvillohet me leje të plotë dhe miratimin e shtetit. Punonjës të shtetit janë aksionerë të fuqishëm nëpër call centera.
© SYRI.net