Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Klani 'Bajri' kërcënon deputeten Koçeku

Berisha: Ndërkombëtarët po e kuptojnë se çfarë përfaqëson Edi Rama në të vërtetë

13:07, 02/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjete sociale, kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se, ndërkombëtarët po e kuptojnë gjithnjë e më qartë se çfarë përfaqëson në të vërtetë Edi Rama.

Ai theksoi se ky proces është në rritje dhe do të thellohet me kohën. Berisha shtoi se Rama, vepron në mënyrë transaksionale dhe përpiqet të paraqitet ndryshe jashtë vendit, por kjo, nuk do të funksionojë në afatgjatë.

Renis Haçkaj: Në Shqipëri, Edi Rama bën një mijë të zezat, kurse kur del në Europë, hap ekspozita, intervistohet me ambasadorë dhe hiqet si artist, të cilit i ka rënë barra e transformimit të Shqipërisë. Pra ai shfaqet ndryshe jashtë vendit e ndryshe brenda vendit. Nga sa mund të konstatoni ju, a e kuptojnë politikanët e huaj dyfytyrësinë e Ramës dhe realitetin e kundërt me atë që ka?

Fjala e tij:

 Në tërësi po shkon drejt realizimit se çfarë përfaqëson Edi Rama.
Dhe do ta kuptojnë gjithnjë e më shumë.
Natyrisht mos harro se është transaksional. Ky është një njeri që është i aftë të shesë gjithçka për lëkurën e tij.
Dhe diku i ecën, por në tërësi nuk i ecën dhe nuk do i ecë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco