Komisioni i Venecias ka shprehur rezerva mbi ligjin për Financimin e Partive politike që po shqyrtohet në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhjore. Venecia kërkon që të qartësohet ndalimi i përdorimit të fondeve publike për financimin e partive, duke përjashtuar nga donacionet çdo subjekt që përfiton fonde publike. Gjithashtu kërkohet që çdo donator të saktësojë të dhëna të plota me qëllim kanalizimin me rrugë individuale të fondeve publike drejt partive.
SYRI TV
Komisioni Venecias ka publikuar raportin në lidhje me ligjin për financimin e partive politike në Shqipëri. Venecia kërkon në mënyrë të qartë që Kuvendi i Shqipërisë të mos bëjë arnime ligjore, por të ndërtojë një kuadër të plotë, që deri më sot ishte rregulluar nga Ligji për financimin e partive dhe Kodit Zgjedhor. Komisioni i Venecias, kërkon ndërtimin e një kuadri ligjor që i bashkrendon këto dyja, dhe me ligje konsistente të përhershme, e që nuk krijojnë mbivendosje e përplasje siç deri më sot.
Është evidentuar se bashkëekzistenca e Ligjit për Partitë Politike dhe Kodit Zgjedhor ka krijuar: mbivendosje; boshllëqe ligjore; mungesë koherence.
Komisioni Kërkon edhe qartësim sa i përket përdorimit të fondeve publike për llogari të partive politike. E në këtë kuadër kërkohet sanksionimi, që asnjë kompani për përfiton fonde publike nuk duhet të jap fonde si donacione.
Në përputhje me Nenin 5(2) të Projektligjit, "premtimi i privilegjeve ose përfitimeve personale që rrjedhin nga burimet shtetërore ose publike, në kundërshtim me ligjin, për donatorët e çdo partie politike do të ndalohet". Ky formulim nënkupton përfshirjen e subjekteve të ndryshme publike, përtej institucioneve shtetërore, në financimin e partive politike.
Megjithatë, dallimi nuk pasqyrohet më pas në Nenin 7 të Projektligjit, pasi nuk rrjedhin pasoja ose dispozita specifike nga ky dallim. Siç u përmend më sipër në lidhje me Nenin 2 të Projektligjit, një referencë e kryqëzuar me Nenin 91 të Kodit Zgjedhor mund të futet për harmonizimin e rregullave. Komisioni i Venecias dhe DGI theksojnë se ndalimi i vendosur nga ky paragraf duhet të zbatohet për të gjitha burimet e administruara nga Shteti, qofshin publike apo private. Si rregull, burime të tilla nuk duhet të ndahen ose përdoren për të favorizuar donacionet për partitë politike.
© SYRI.net