Denoncimi i Këlliçit: Banditët e fshehur pas tastierës, Rama mobilizon patronazhistët kundër kritikëve

Denoncimi i Këlliçit: Banditët e fshehur pas tastierës, Rama mobilizon patronazhistët kundër kritikëve

15:54, 17/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka denoncuar me një shënim në faqen e tij në facebook kërcënimmet e patronazhistëve të Edi Ramës ndaj qytetarëve të ndryshëm që komentojnë kundër qeverisë së tij në rrjetet sociale apo me mediat on-line.

Mesazhi:

Mobilizimi nën armë që Edi Rama i ka bërë patronazhistëve duke i sulur kundër kritikëve, komentuesve online, apo protestuesve, është dhuna që po ndodh në Tiranë e kudo në Shqipëri.

Ky mesazh i dërguar sot ndaj një qytetareje që ka shprehur mendimin e saj lirisht, pa fyer askënd, thjeshtë sepse ka komentuar kryeministrin, tregon organizimin dhe agresivitetin e skuadroneve të Edi Ramës kudo.

Patronazhisti me profil anonim, se emrin dhe mbiemrin nuk ka kurajo ta shfaqë, i kërkon të heqë urgjent komentin kritik për Ramën, duke i thënë se e njeh se ku banon, madje e me çfarë merret dhe çfarë biznesi ka!

Pas inspektoriateve e strukturave represive që ka kudo në terren, që hakmerren e ndëshkojnë armiqtë e partisë, Edi Rama ka krijuar tanimë dhe policinë e internetit!

Kjo është një ngjarje shumë e rëndë.

I ftoj qytetarët të reagojnë e të bëjnë publike kërcënimet që marrin nga patronazhistët e Edi Ramës.

Ne jemi këtu dhe do të ngremë zërin e do të qendrojmë në çdo rast, në mbrojtje të lirisë e të drejtave të njerëzve.

Denonconi këdo bandit, të fshehur apo jo pas tastierës dhe profileve anonime, në mënyrë që kjo e keqe e madhe që ka kapluar vendin, të ç’rrënjoset një herë e mirë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco