Po saboton veten!' - Berat Buzhala: Çfarë pret Albini në këto zgjedhje? 2/3 nuk mund t'i fitojë

22:14, 30/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka shpallur 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare. Këto do të jenë zgjedhjet e tretat brenda rreth një viti e gjysmë dhe pritet ta thellojnë krizën politike dhe institucionale.

Por a ishte vendimi i duhur i Albin Kurtit për të mos pranuar Vjosa Osmanin si kandidate për presidente të çojë vendin në zgjedhje të tjera.

Analisti Berat Buzhala i ftuar në ‘Çim Peka Live’  thotë se Kurti bëri bllof dhe se me këtë vendim po saboton veten.

Për herë të parë në jetën e tij politike e kam parë me qëndrime diametralisht të kundërta. Në 5 ditët e fundit notonte sa me Konjufcën, dilte tek Feridja, tek ajo tjetra. Në të kaluarën Albini ka qenë konsistent. Këtë herë nuk dinte ku po donte të mbërrinte. Sepse nuk ka çmenduri më të madhe" tha Buzhala.

“Çfarë pret Albini në këtë zgjedhje? 2/3 nuk mund të fitojë” shtoi ai.

Më tej Buzhala thotë se kemi të bëjmë me një kokëfortësi e cila nuk do e çojë askund Kurtin ndërsa ekonomia e Kosovës po shkatërrohet.

Fjala në studio e Berat Buzhalës

"Me Donald Trumpin e trazoi shpirtin e Albin Kurtit. Pra prania tek Bordi i Paqes. Kurti tha: Tani kam 51% opozita humbi keq dhe unë do sfidoj përballë realitetit. Ose pranon kandidatin tim ose ju dërgoj në zgjedhje. Ishte bllof i Kurtit. Ishte i bindur se opozita do të pranonte kandidat konsensual e nuk shkon në zgjedhje.  Nuk e priti.

Për herë të parë në jetën e tij politike e kam parë me qëndrime diametralisht të kundërta. Në 5 ditët e fundit notonte sa me Konjufcën, dilte tek Feridja, tek ajo tjetra. Në të kaluarën Albini ka qenë konsistent. Këtë herë nuk dinte ku po donte të mbërrinte. Sepse nuk ka çmenduri më të madhe. Në zgjedhje nuk shkohet.

Kur ke një fitore plebishitare me 51 % si provokon zgjedhje? Cfarë pret Albini në këtë zgjedhje? 2/3 nuk mund të fitojë. As nuk do të rritet. Në dhjetor cdo I katërti votues ka qenë nga diaspora. Tani është e pamundur se ata kanë fëmijët në shkollë. Nuk shpenzojnë 500 euro biletë për të votuar për Albin Kurtin. Mbi të gjitha kjo po shkatërron shtetin e Kosovës. Ne kemi ekonominë përtokë dhe ti po e dërgon vendin në zgjedhje në mënyrë konstante. Kjo është torturë, mos ta lërë ekonominë të marrë frymë.     

Ky po saboton veten. Po ik prej zgjedhjeve. Po ia vë një shkop biçikletës. Në vend që të ecë para. Mandati I presidentit është politika e jashtme dhe kryeprokurorin e shtetit. Pra asnjë pengesë prej Vjosa Osmanit, apo kujtdo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco