‘Narkotrafiku dhe autokracia elektorale në Shqipëri’ – Kedhi: Ndërkombëtarët janë ndërgjegjësuar ...

20:08, 30/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një konferencë të rëndësishme ndërkombëtare që po mbahet në Zagreb, Shqipëria është vënë në qendër të vëmendjes për një sërë çështjesh alarmante që prekin nga themelet e demokracisë deri te siguria kombëtare dhe ajo rajonale.

Drejtuesi i Institutit Konservator Shqiptar, Nikola Kedhi në një intervistë për edicionin e mbrëmjes në Syri Tv, tha se perceptimi i partnerëve ndërkombëtarë për situatën në vend ka ndryshuar rrënjësisht, duke kaluar nga skepticizmi në një ndërgjegjësim të plotë për seriozitetin e problemeve.

Kedhi thekson se tashmë partnerët e kanë kuptuar se në Shqipëri nuk zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke e cilësuar vendin si një “autokraci elektorale”, një përfundim i mbështetur edhe nga raporte si ai i institutit V-Dem.

Ky realitet konsiderohet një pengesë madhore për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, ku sipas Kedhit, krahasuar me një vit më parë, ndërgjegjësimi i ndërkombëtarëve është rritur ndjeshëm.

Nëse më parë raportimet për narkotrafikun dhe manipulimin e zgjedhjeve shiheshin me dyshim, sot situata konsiderohet një kërcënim që tejkalon korrupsionin e zakonshëm.

Sipas Kedhit, ajo shihet si një rrezik direkt për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, sigurinë rajonale, e madje edhe për atë të vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së.

Për të, çështja e ‘AKSHI-t’ apo rasti “Balluku”, janë përmendur si “teste kritike” për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, duke treguar se “muri i padukshëm diplomatik” që e ka rrethuar vendin po shembet.

Sot ishte një panel i rëndësishëm për Ballkanin, ku një nga folësit kryesor ishte lideri i opozitës shqiptare zoti Berisha, ishte ministri i jashtëm i Kroacisë, ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, përfaqësuesi i lartë i Bosnjë-Hercegovinës, moderuar nga drejtuesi për rajonin i Institutit Republikan Amerikan. Pra ishte një nga panelet, ndoshta paneli më i rëndësishëm dhe i përfaqësuar në nivelet më të larta. Dhe praktikisht, përveç elementeve të tjera se ku qëndron rajoni në, në arenën e madhe botërore apo në zhvillimet e mëdha botërore, temë kryesore ishte dhe ajo që ndodh në Shqipëri. Narkotrafiku nga njëra anë, problemet me zgjedhjet në Shqipëri tashmë, gjithë partnerët tanë e kanë kuptuar që në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje. Shqipëria është, konsiderohet dhe nga partnerët tanë një autokraci elektorale, sepse nxori para disa javësh dhe V-Dem, instituti V-Dem. Dhe kjo natyrisht që përbën një shqetësim sepse nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian një vend që nuk bën zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nga ana tjetër, të gjithë ata me të cilët zoti Berisha është takuar, po edhe panelistët e tjerë, kanë qenë dakord për një pikë, që dhe Bashkimi Europian dhe përfaqësues të BE-së apo të vendeve të BE-së bien dakord që procesi i anëtarësimit do të duhet të jetë i bazuar në meritë. Pra nuk mund të ketë integrim të vendeve që nuk janë gati për t'u futur në Bashkimin Europian, sepse kjo më pas është një barrë, është një kosto për Bashkimin Europian.

Partnerët tanë janë ndërgjegjësuar për atë që po ndodh në Shqipëri. Në qoftë se një vit më përpara ende e gjenin të vështirë të besonin të gjithë raportimet që bëheshin për narkotrafikun dhe zgjedhjet apo çështje të tjera të sigurisë, sepse duhet të kuptojmë një gjë, në Shqipëri nuk bëhet më fjalë për korrupsion, vetëm për korrupsion. Në Shqipëri kemi shkuar një hap më tutje. Në një cënim të sigurisë kombëtare të Shqipërisë në radhë të parë, të sigurisë rajonale, por dhe të sigurisë së vendeve të NATO-s dhe të Bashkimit Europian. Me kompani të dyshuara për lidhje me, me Rusinë apo me oligarkë nën sanksione, nga vendet e Bashkimit Europian dhe nga Shtetet e Bashkuara, për çështjen e AKSHI-t,  më pas çështja e Ballukut që u tha dhe nga kryetari i komisionit të jashtëm në në parlamentin Europian kur erdhi në Shqipëri, që është një test kritik për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Pra, të gjithë këto elementë tashmë janë në, në tryezat e partnerëve tanë. 

Patjetër që nuk kalojnë kaq lehtë. Janë në tryezat e partnerëve tanë, qoftë në vendet e Bashkimit Europian, qoftë në komision, qoftë në parlamentin Europian. Dhe vetëm para pak javësh ne e pamë se si ëh, se si deputetë, eurodeputetë të ndryshëm bënin amendamente për raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe diskutonin për herë të parë forma alternative të bashkëpunimit me Shqipërinë përveç integrimit. Pra, deri këtu ka arritur puna, saqë shikohen dhe forma të tjera dhe ëh, për, për shumë grupime, anëtarësimi i Shqipërisë ka kaluar në plan të dytë, sepse nuk duan një barrë shtesë për unionin. Nuk duan një vend që ka probleme me narkotrafikun, nuk duan një vend që sipas raporteve, qoftë të vendeve partnere, por dhe raporteve të publikuara nga nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Shqipëria është kthyer në një korridor të rëndësishëm që nuk ka qenë më përpara, të trafikimit të kokainës dhe të heroinës. Kush do ta donte në grupimin e vet një vend të tillë? Dhe ndaj ky ndërgjegjësim është i rëndësishëm, jo siç thonë për të folur keq për Shqipërinë.

Ky ndërgjegjësim është i rëndësishëm sepse qytetarët shqiptarë e kërkojnë këtë ndërgjegjësim dhe një ndihmë shtesë nga partnerët tanë. Dhe sa më shpejt ata ta kuptonin, aq më mirë do ishte për ne. Dhe muri i padukshëm diplomatik që ka rrethuar Shqipërinë për shumë kohë, tashmë po shembet dhe jo vetëm që janë ndërgjegjësuar falë dhe punës së Partisë Demokratike dhe të gjithë opozitës në tërësi, por dhe kanë kaluar në veprime konkrete, që nga raportet që ata shkruajnë, që nga kushtet ëh, që i vënë Shqipërisë në luftën kundër narkotrafikut, në korrupsion apo në  çështjen e zgjedhjeve. Pra jemi një, në një hap përpara, shumë të rëndësishëm në krahasim me një vit përpara. Po patjetër që ka një farë ndjeshmërie dhe kjo dhe lidhet dhe me çështjet më pas gjeopolitike për influencën e Rusisë në rajonin e Ballkanit dhe influencën që ka dhe kjo është diskutuar dhe në panelet e sotme, përgjatë ditës së sotme, influencën që kanë Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian, siç shikohet aleanca e Atlantikut të Veriut dhe influencën që ka Rusia në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne nuk e kemi pasur në Shqipëri këtë problem, në problemin e Rusisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco