Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Procesi ndaj Berishës/ Burimi: Një sulm i orkestruar politikisht në kohën e duhur!

18:44, 30/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Procesi gjyqësor ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, për analistin Genc Burimi shihet si një lëvizje me zanafillë dhe motive tërësisht politike.

I ftuar përmes një lidhje video me emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, Burimi tha se ky rast nuk duhet parë si një përpjekje për drejtësi, por si një skenar i mirëorkestruar për të goditur një kundërshtar politik në një moment kyç.

Një pretendim të tillë, gazetari e mbështetet në vetë natyrën e akuzës, ku shtoi se nuk ka precedentë në demokracitë perëndimore ku partia në pushtet ngre një aktakuzë të tillë kundër kreut të opozitës.

 Një veprim i tillë, sipas Burimit, e kualifikon automatikisht procesin si politik, duke e zhvendosur atë nga sfera juridike në atë të betejës për pushtet.

Kemi të bëjmë me një proces politik. Gjyqi nuk është i tillë sepse do presim përfundimin, por zanafilla e procesit është politike. Dhe ka shumë elementë që kontribuojnë në këtë hipotezë. E para, akt-akuza, unë nuk shoh në Perëndim raste të ngjashëm kur akt-akuza bëhet nga partia në fuqi kundra liderit të partisë së opozitës. Nuk njoh rast në perëndim, e po ndodhi kjo, do quhesh proces politik. Elementi i dytë, është se në momentin kur ndodhin zgjedhjet legjislative, jemi në fushatë 2020 dhe zgjedhjet fillojnë në prill 2021, apo jo? Dhe pak më pas ndodhi dhe non-grata e Berishës. Pra jemi në moment kur Berisha është më aktiv se kurrë në jetën politike të PD-së, pas tërheqjes që bëri ai me një akt kurajoz, pas fundit 2013-ës.

Në atë moment kur hyn Berisha në politikë dhe që dhe Basha nuk qe shumë aktiv, nuk qe shumë, pati atë lloj marrëdhënie me me Ramën për dy vjet e gjysmë, e kështu me radhë. Pra, ishte gjëja të lëvizë. Dhe sikur, duket se partia në fuqi po krijonte kushtet që nëse Berisha do të refuzonte zgjedhjet, sepse e kishin të qartë këta që zgjedhjet do i fitonin, do i vodhën, me patronazhistë. Atëherë Berishës t'i telendisesh ky lloj procesi politik, plus edhe non-grata që erdhi në maj nga amerikanët e Bidenit. Pra një gjithçka që e orkestruar në mënyrë politike. Sepse në këtë rast ti pse nuk e bëre këtë lloj akt-akuze që në 2013 që ishe në fuqi? 2014, 2015? E bëre në momentin kur Berisha u kthye nga një vullkan në gjumë, në një vullkan aktiv politik.

E dyta, për mua është proces politik, nuk njoh dhe njëherë raste të ngjashëm në Evropë ku jetoj, që partia në fuqi të bëjë proces kundra partisë në opozitë. Vijmë tani tek rreziku që ndërmerr Balla. Ndërmerr një rrezik të dyfishtë. Rreziku i parë,  quhet kallëzim i rremë. Kallëzim i rremë është shpifja, shpifja është burgu që hëngri dhe Salianji. Ajo që vlen si për njërin, nuk vleka për tjetrin. Ajo që vlejti për Salianjin që në fund të fundit, paskej folur për vëllain që në fund të fundit, kishte elementë të vërtetë, të trafikut, vëllai i deputetit, kurse ky flet për shefin e opozitës. Ku është dallimi?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco